Kovaçevski në Parlamentin Evropian: Anëtarësimi në BE deri në vitin 2030 është ambicioze, por një qëllim i arritshëm, vazhdimi i rrugës evropiane është kyç për procesin e reformave dhe progresin ekonomik

Kryeministri Kovaçevski, sot në kuadër të vizitës punës në Bruksel, i është drejtuar Parlamentit Evropian para grupit të eurodeputetëve, anëtarëve të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe të  Demokratëve, në debatin kushtuar zgjerimit të BE-së.

Në fjalim mori pjesë edhe Zëvendës Kryeministri Bojan Mariçiq.

Në fjalimin e tij, kryeministri Kovaçevski foli për progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së, politikat e zbatuara nga ana e Qeverisë të cilat ofrojnë solidaritet, drejtësi sociale dhe barazi, personifikim përmes masave mbështetëse në përballimin me kushtet e  riitjes së kostove të jetesës, investimeve në energji, infrastrukturë dhe në fusha të tjera të cilat i ka sjellur Qeveria.

Kovaçevski foli edhe për përkushtimin e Qeverisë për të afruar vendin në rrugën e duhur evropiane.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian luan një rol kyç në konsolidimin dhe përparimin të identitetit maqedonas. Ngjashëm si me vendet e tjera të nacionaliteteve evropiane, anëtarësimi në BE ofron mbrojtje të përhershme të identitetit maqedonas si në kornizat evropian ashtu edhe në atë global. Procesi i skriningut ishte një proces i vështirë shtetëror, por ai përfaqëson mekanizmin më të mirë për zbatimin e reformave që do të kontribuojnë në forcimin e demokracisë dhe krijimin e një shoqërie të pjekur me institucione të forta dhe efikase. Notat që I kena marrë nga KE janë të shkëlqyera. Gatishmëria jonë dhe transpozimi i legjislacionit evropian është në nivel të lakmueshëm," tha Kovaçevski.

Kryeministri theksoi se me kapitujt 30 dhe 31, Maqedonia e Veriut përfundon me sukses procesin e skriningut, dhe raporti do të jetë udhërrëfyes për përshpejtimin në transformimin të shoqërisë, i cili do të jetë mundësia e vetme përmes procesit të negociatave me BE-në.

“Anëtarësimi në BE deri në vitin 2030 është ambicioze por jo i pa arritshëm. Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja ka një synim të sinqertë dhe të qartë për ta përfunduar me sukses procesin. Qeveria ka një plan të qartë dhe një objektiv të përcaktuar, të cilat janë një forcë shtytëse shtesë për të ecur me hapa të shpejt në reformimin e shoqërisë. Procesi i anëtarësimit në BE është kompleks, por kërkon vazhdimësi, vullnet të fortë, andaj duhet ta bëjmë këtë, jo për Bashkimin Evropian, por për qytetarët tanë. Jemi gati për këtë sfidë dhe provim, kemi mbështetje të plotë nga Komisioni Evropian për përshpejtimin e ritmit të negociatave për anëtarësim. Kemi mbështetje të fortë nga institucionet evropiane, nga shtetet anëtare, nga përfaqësuesit e lartë evropianë. Prania juaj tek ne dhe dhënja e respektit për vendin dhe popullit tonë është një mesazh i qartë se kemi miq dhe aleatë në BE dhe se ju po e shihni Maqedoninë e Veriut si një shtet të ardhshëm anëtar të Unionit”, tha kryeministri.

Eurodeputetët nga disa vende anëtare të BE-së dhanë komente pozitive për progresin evropian të Maqedonisë së Veriut. Sipas tyre, Maqedonia e Veriut është shembull i suksesshëm i një shoqërie multikulturore si për rajonin ashtu edhe për Evropën, dhe në këtë kontribuon në mënyrën e vet në përshpejtimin e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Eurodeputetët deklaruan se në vitet e fundit, vendi ka punuar me përkushtim për reformat në sferën sociale, ekonomike dhe të sundimit të ligjit dhe theksuan mbështetjen e fortë të eurodeputetëve Ssocialistë dhe Demokratë në Parlamentin Evropian në këtë rrugë.

Në prezantimin e tij Kovaçevski theksoi rëndësinë e Planit të Rritjes, të cilin Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë, sepse përmes tij do të inkurajohet progresi ekonomik, do të krijohen vende të reja pune, do të përmirësohet standardi i jetesës së qytetarëve dhe do të hapen mundësi për kompanitë.për qasje në tregun e përbashkët të BE-së madje edhe para anëtarësimit në Union.

 “Me anëtarësimin në BE, Maqedonia e Veriut do të ketë mundësi të fitoj qasje  në çështjet e rëndësishme të tregut të përbashkët evropian, ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe për këtë kemi mbështetje të plotë nga BE-ja. Politika jonë socialdemokratike ofron një rrugë progresi, me qëllim, përfundim të ptocesit të anëtarësimit në BE, sepse Maqedonia e Veriut i përket asaj, Maqedonia e Veriut duhet të jetë pjesë e bashkësisë të së vlerave," tha Kovaçevski.

Kryetari i Qeverisë Kovaçevski falënderoi eurodeputetët nga grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve për mbështetjen e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE ku shtoi se kolegët e tyre, deputetët në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, po përballen me një sfidë të madhe për arritjen e qëllimeve të përbashkëta kombëtare dhe shoqërore, ku është patjetër që ta vënë atë para dallimeve politike dhe ideologjike.

 “Duhet të marrim disa vendime për të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, e ardhmja e tyre është përpara, përdallim nga politikat dhe ideologjike. Pavarësisht përkatësisë partiake, deputetët zgjidhen nga qytetarët, prandaj duhet të tregojnë konstruktivitet në emër të qytetarëve, patjetër të tregojnë unitet për mirëqenien e qytetarëve tanë dhe shoqërisë sonë. Deputetët në Maqedoninë së Veriut marrin mandat nga qytetarët dhe punojnë në përputhje me kushtetutën, ligjiet dhe rregulloren e punës dhe marrin vendime sipas kushtetutës, rregullores dhe ligjeve dhe ky është roli i çdo deputeti, sepse qytetarët u’a japin atë të drejtë në ditën e zgjedhjeve, deputetëve për të marrë detyra dhe përgjegjësi. Dhe gjithçka që është në kornzë të kushtetutës, ligjit dhe rregullores deputetët po punojnë. Kështu ka qenë, ashtu është dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen”, tha Kovaçevski.

Kryeministri tha se LSDM-ja, si parti në pushtet në Maqedoninë e Veriut, në 7 vitet e fundit ka rikthyer drejtësinë sociale dhe shpërndarjen e barabartë të mjeteve buxhetore për të ulur pabarazinë sociale.

 “Edhe gjatë krizës më të madhe shëndetësore, ekonomike dhe energjetike, prioritetet tona kryesore ishin mbrojtja sociale, përmirësimi i standardit ekonomik dhe social. Nëpërmjet politikave tona socialdemokratike, rrikthejtëm të drejtat shoqërore dhe demokracinë, me të cilën mundësuam institucione shtetërore të jenë transparente dhe të hapura, të drejtë dhe të barabart për shoqërinë tonë. Qytetarët në vendin tonë janë të vetëdijshëm për ndikimin pozitiv të këtyre politikave, sepse ato ndikojnë drejtpërdrejt dhe pozitivisht në jetën e tyre. Në këto kohëra të trazuara, qeveria ka mbështetur kompanitë, bujqit dhe grupet të pa mbrojtur, duke siguruar qëndrueshmërinë e tyre dhe duke u mundësuar për ti tejkaluar sfidat në fjalë. “Tash e 7 vite jo vetëm shoqëria maqedonase, por edhe bashkësia ndërkombëtare po e vlerëson politikën tonë të bazuar në solidaritet, humanizëm dhe respektin e ndërsjelltë, ku në fakt është baza e vlerave socialdemokrate mbi të cilën qëndron veprimi, puna dhe funksionimi ynë si subjekt politik në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Kovaçevski.