MASH prokuroi pajisje IT për qasje të sigurt të resurseve arsimore dixhitale për 40 shkolla fillore

Dyzet shkolla fillore në vend do të furnizohen me pajisje bashkëkohore për qasje pa rrjetë dhe të sigurt, deri te resurset arsimore dixhitale. Pajisjet janë prokuruar përmes projektit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për avancimin e arsimit fillor, i cili është financuar me mjetet nga Banka Botërore.

Në shkolla po vendosen pika qasëse pa rrjetë, përmes të cilave do të mundësohet qasje e internetit në të gjitha klasat, kabinetet, zyrat, sallat sportive dhe objektet përkatëse, si dhe paralelisht vendosen pajisje mbrojtëse firewall, të cilat garantojnë qasje të sigurt, ku të cilat janë të lidhura në sistem qendror për menaxhim në MASH e cila e kontrollon qasjen në përmbajtjen e internetit, duke parandaluar hapjen e ueb-faqeve të internetit që në nivel global janë të shënuara si faqe me përmbajtje të papërshtatshme.

Aktiviteti është pjesë e përpjekjeve për përshpejtimin e procesit të dixhitalizimit të arsimit, si trend global që ofron përfitime të shumta për qytetarët, rrit fleksibilitetin e sistemit edukativo-arsimor dhe, më e rëndësishmja, mbron nxënësit nga ndikimi i përmbajtjeve të papërshtatshme.

Rikujtojmë se më parë,  gjatë këtij viti kalendarik, për disa shkolla MASH-i  furnizoi kompjuterë të rinj personalë dhe portativë, tabela smart  skanerë 3D, printera, projektorë, sisteme të ruajtjes dhe menaxhimit të të dhënave etj. Gjithashtu, u prokuruan mjete të reja mësimore dhe ndihmëse për kabinetet e lëndëve të shkencave shoqërore si histori dhe gjeografi, dhe u siguruan kabinete krejtësisht të reja në shkencat natyrore në të gjitha shkollat fillore, ku mësimdhënia është modernizuar ndjeshëm.