Kovaçevski-Kosta: Portugalia dhe Maqedonia e Veriut janë të lidhura me një miqësi të fortë, është shprehur mbështetje e parezervë për vendin në rrugën e tij drejt BE-së

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Portugalisë, Antonio Kosta, i cili ndodhet për një vizitë pune në rajon, në kuadër të të cilit po viziton Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, si dhe për mundësitë për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në disa fusha.

U theksua se kjo vizitë e parë e një kryeministri portugez në vendin tonë paraqet një shtysë të fortë për të mbështetur integrimin e rajonit dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Në këtë drejtim, kryeministri portugez Kosta shprehu mbështetjen e vazhdueshme të Portugalisë për vendin tonë dhe i bëri thirrje Maqedonisë së Veriut që të ndërmarrë dinamikën e nevojshme për të arritur anëtarësimin në BE. Duke përshëndetur hapat e guximshëm dhe të mençur të Qeverisë për sigurimin e së ardhmes evropiane të vendit, kryeministri Kosta theksoi se në  korniza të BE-së, Portugalia do të vazhdojë të mbështesë zgjerimin e BE-së.

Bashkërisht  u konstatua  se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është që sa më shpejt të bëhet anëtare e barabartë e familjes së madhe evropiane, e cila do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët e saj.

Në takimin e punës u theksua fakti se vitin e ardhshëm Portugalia dhe Maqedonia e Veriut do të shënojnë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, të cilat bazohen në një miqësi të fortë që lidh dy vendet. Në të njëjtën kohë, dy kryeministrat diskutuan edhe për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik.