Kovacevski-Blinken: Maqedonia e Veriut dhe SHBA-të ruajnë një partneritet të fortë strategjik dhe bashkëpunim aktiv në rrugën e integrimit evropian të Maqedonisë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot pasdite në Shkup  takoi Sekretarin Amerikan të Shtetit Antoni Blinken.

Në takim, Kovaçevski dhe Blinken edhe një herë theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe diskutuan për mbështetjen që ShBA-ja në vazhdimësi i jep Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe zbatimin e reformave të nevojshme.

Në takim, Kryeministri Kovaçevski vlerësoi se të dy vendet në vazhdimësi ruajnë një dialog politik produktiv, i cili është thelluar dukshëm përmes partneritetit strategjik të Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-së.

Kovaçevski dhe Blinken shprehën kënaqësinë e ndërsjellë për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, i cili pritet të thellojë marrëdhëniet miqësore, të përmirësojë politikat e ndërsjella, ekonomike dhe format e tjera të dialogut, lidhjet arsimore dhe kulturore të dy vendeve.

ShBA-ja vlerëson lart kontributin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si aleate e NATO-s, por edhe në kontekstin rajonal si faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Sekretari i Shtetit tregoi se ShBA-të do të vazhdojnë të mbështesin Maqedoninë e Veriut në hapat e saj të ardhshëm, të cilët duhet të sigurojnë anëtarësimin në BE dhe shprehu respekt të madh për vendimet e guximshme dhe shtetërore që i ndërmori  për  plotësimin e këtij qëllimi.

Sekretari i Shtetit përshëndeti kryesimin e suksesshëm të Maqedonia e Veriut me OSBE-në dhe qasjen e saj konstruktive në realizimin e agjendës dhe adresimin e sfidave me të cilat përballet Organizata.