Kovaçevski: I kemi rritur pensionet në nivel historik, janë 100 milionë euro më shumë për vitin 2024 dhe masat kundër krizës, mbështetja është sistematike, jo parazgjedhore.

 “Kjo Qeveri ka treguar se si rriten pensionet në mënyrë sistematike. Sollëm vedim për rritjen e pensioneve, dy herë në vit, sipas rritjes së pagës mesatare dhe sipas rritjes së harxhimeve së jetesës. Kemi rritjen më të madhe të pensioneve në historinë e shtetit,  vetëm  për një vit e gjysëm, prej 24%. Sa për krahasim, kemi 50% rritje të pensionit minimal dhe 50% rritje të pensionit mesatar në vend”, u përgjigjë pyetjes gazetareske, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

“Nuk është mënyra që para zgjedhjeve  për t'u premtuar pensionistëve një rritje vetëm një herë, por  ky është mënyra ku në kohën e krizës më të madh po rriten pensionet për një përqindje të tillë. Ndërsa për vitin e ardhshëm në Buxhetin e vitit 2024 për pensione janë planifikuar edhe 100 milionë euro më shumë se ketë vit, me qëllim të rritjes së mëtutjeshme të tyre sipas Metodologjisë”, tha kryeministri Kovaçevski.

“Masat kundër krizës janë në fazën përfundimtare, mbulojnë rreth 400 mijë qytetarë dhe këtu përfshihen pensionistët që kanë pensione më të ulëta. Nesër në Qeveri nëse gjithçka finalizohet do të sillen masat ku dhe do të ketë konferencë për shtyp në të cilën do të publikohen”, tha sot kryeministri Kovaçevski.