Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Metodija Dimovski, mori pjesë në punëtorinë për Avancimin e cilësisë së rregullimit dhe vendimmarrjes nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Metodija Dimovski, sot mori pjesë në punëtorinë për Avancimin e cilësisë së rregullimit dhe vendimmarrjes së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila u mbajt në Hotel Marriott.

Qëllimi i punëtorisë është forcimi i kapaciteteve të punëtorëve në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si institucion kyç i Qendrës së Qeverisë.

Punëtoria mbuloi të gjitha fazat kryesore në procesin e vendimmarrjes së Qeverisë, fazat në procesin e zbatimit të vlerësimit të ndikimit të rregullores (VNR) sipas Metodologjisë së VNR-së dhe rregulloreve të tjera që kanë të bëjnë me këtë proces.

Gjithashtu janë të përfshira edhe mjetet analitike të cilat shfrytëzohen në procesin e zbatimit të VNR-së, që të sigurohen punonjësit në Sekretariatin e Përgjithshëm në mënyrë të plot ti kuptojnë procedurat, kërkesat dhe standardet për përgatitjen e rregullativës kualitative dhe miratimin e vendimeve nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sekretari i Përgjithshëm Dimovski në fjalën hyrëse i kushtoi vëmendje të veçantë përmirësimit të cilësisë së procesit të politikëbërjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut - sfidat ekzistuese dhe prioritetet e ardhshme. “Sekretariati i Përgjithshëm, si shërbim ekspert i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, siguron që materialet dhe aktet që i dorëzohen Qeverisë dhe organeve të saj punuese të jenë konsistente dhe të bazuara në analiza të hollësishme dhe cilësore, të kontrollojnë shkallën e gatishmërisë e materialeve dhe akteve në përputhje me Rregulloren e Punës së Qeverisë ofron mbështetje profesionale dhe logjistike në lidhje me përgatitjen dhe mbajtjen e seancave të Kolegjit të Sekretarëve Shtetëror, të trupave punues të Qeverisë dhe Qeverisë”, tha Dimovski.