Kryeministri Kovaçevski me një mesazh urimi me rastin e 13 Nëntorit – Ditës së Çlirimit të Shkupit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot  u dërgoi  urim qytetarëve me rastin e 13 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të Shkupit.

“Sot, kur shënojmë  13 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të Shkupit, kujtojmë dhe kremtojmë heroizmin e luftëtarëve të cilët  79 vjet më parë korrën fitore dhe shkruan një histori të re të të çlirimit të Shkupit.

Lavdi e përjetshme dhe respekt i thellë për luftëtarët tanë trima që me çmimin e jetës fituan lirinë në të cilën jetojmë sot, lirinë e qytetit që sot është simbol i mosbindjes dhe bashkimit të të parëve tanë.

Bashkimi bashkoi luftëtarët tanë në përpjekjet për çlirimin e Shkupit, bashkimi do të na ndihmojë në të gjitha sfidat e ardhshme.

Gëzuar dhe qoftë  i përjetshëm 13 Nëntori - Dita e Çlirimit të Shkupit!”, thuhet në urimin e Kryeministrit Kovaçevski të publikuar në rrjetin social Facebook.