Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Metodija Dimovski, mori pjesë në puntorinë e parë të Microsoft-it në kuadër të marrëveshjes së re me Microsoft-in.

Sot, Sekretari i përgjithshëm Dimovski mori pjesë në puntorinë e parë të Microsoft-it në kuadër të marrëveshjes së re me Microsoft-in.

Përveç fillimit zyrtar të zbatimit të marrëveshjes së re, tendenca e seminarit ishte që të prezantohen aktivitetet për zbatimin e licencave dhe shërbimeve të Microsoft-it të cilët janë pjesë e marrëveshjes të Microsoft-in, me theks të veçant, shërbimet për ngritjen e nivelit të sigurisë në nivel që ajo po ofron.

“Pas implementimit të suksesshëm të marrëveshjes paraprake trevjeçare me Microsoft-in, Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke lidhur një tjetër marrëveshje të tillë, vazhdon praktikën e mirë të krijimit të marrëveshjeve të përgjithshme me prodhuesit më të mëdhenj të licencave të softuerit në botë. Kjo marrëveshje me Microsoft-in është bërë sipas të dhënave kërkimore për nevojën për licenca softuerike me 22 institucioneve që e mbulon. Qëllimi ynë ne si Sekretariat i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është t'u ofrojmë kushte institucioneve qeveritare që të ngrenë nivelin e tyre të dixhitalizimit dhe të sigurisë së sistemeve të tyre në standardet më të larta të mundshme", tha Dimovski.