Kovaçevski: Para nesh është një shans i papërsëritshëm për një të ardhme evropiane, për të qenë shtet anëtar i BE-së me një standard jetese dyfish më të lartë deri në vitin 2030

“Tani është një moment me interes të ndërsjellë, kur BE-ja ka nevojë për ne dhe ne kemi nevojë për BE-në”. Dhe është e qartë se kjo është një mundësi unike. Kjo është arsyeja pse partnerët evropianë dhe SHBA e quajnë atë një mundësi të vetme. Sepse ashtu është. Dhe kjo është arsyeja pse unë them se ne kemi një shans të vetme për një të ardhme evropiane që mund ta arrijmë në një proces dinamik deri në vitin 2030. Ata që mendojnë të bashkëpunojnë me palë të treta që nuk janë në përputhje me qëllimet strategjike euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve - të cilët edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare i dhanë mbështetje subjekteve politike pro-evropiane që  do të sigurojnë një të ardhme pro-evropiane të vendit - le ta bëjnë këtë.. Kjo do të shihet në votimin në këtë Kuvend kur të vijë koha për këtë”, tha kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në seancën e sotme parlamentare në pyetjet e deputetëve

Kryeministri Kovaçevski vuri në dukje se jashtë koalicionit qeveritar ka politikanë pro-evropianë dhe kërkoi që të merren vendimet e nevojshme për të siguruar një të ardhme evropiane për qytetarët e Maqedonisë.

“Përgjegjësia do të ketë emër dhe mbiemër dhe këtë do ta dinë qytetarët. Ashtu siç e dinë qytetarët, përgjegjësia e kujt është që shteti ngeci për 11 vjet.

Prandaj, bëj thirrje që t'i jepet fund dramave që kemi parë në periudhën e kaluar, të cilat vijnë kryesisht nga radhët e opozitës, e cila po luan edhe një herë me kartën e një lloj patriotizmi që duhet të jetë zëvendësues për marrjen e vendimeve që do të thotë integrimeve evropiane”, theksoi kryeministri Kovaçevski, duke paralajmëruar se nëse nuk vazhdohet, vendi nga lider në integrimet evropiane mund të mbetet pikë problematike së bashku me Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se nëse nuk sigurohet rruga evropiane, do të tregohet papërgjegjshmëri ndaj nevojave të qytetarëve, të cilët meritojnë të jenë qytetarë evropianë dhe do të tradhtohen pritjet e bashkësisë ndërkombëtare, të cilët e shohin Maqedoninë e Veriut si faktor të stabiliteti në një kontekst gjeopolitik.

“Mendoj që vendimet duhet të merren këtu, me një procedurë demokratike në Kuvendin tonë tani, në mënyrë që deri në vitin 2030 të jemi një vend anëtar i BE-së që do të ketë dyfishin e standardit të jetesës në vitet e para pas anëtarësimit, që do të ketë investime  tre herë më të mëdha pas anëtarësimit, të cilat do të kenë paga mesatare dyfish më të mëdha se tani, pensione dy herë më të mëdha, 30 deri në 40 për qind rritje të numrit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme siç ndodhi me të gjitha vendet anëtare të BE-së. Dhe së fundi, qytetarët tanë, gjeneratat tona të të rinjve, ta shohin të ardhmen në një shtet anëtar të BE-së, Republikën e Maqedonisë së Veriut”, përfundoi kryeministri Kovaçevski në fund të seancës së sotme parlamentare kushtuar çështjeve parlamentare.