Kovaçevski: Me ngrirjen e çmimeve të ushqimeve përgjysmuam inflacionin, duke rritur pagat mbrojtëm fuqinë blerëse të qytetarëve

 “Qeveria vazhdon të zbatojë masat kundër krizës që nënkuptojnë mbrojtjen e fuqisë blerëse dhe standardin e qytetarëve, si dhe përgjysmimin e inflacionit”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kryeministri theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet vendi që ka normën bazë më të ulët të TVSH-së nga  18% dhe nivelin më të lartë, përkatësisht listën më të gjatë të produkteve preferenciale me 5% nga 1650 produkte që qytetarët i përdorin në përditshmërinë e tyre.

 “Me ngrirjen e çmimeve, me masat që u morëm, bëmë të mundur përgjysmimin e inflacionit, po marrim masa në interes të të gjithëve, me synimin që inflacioni në muajin e fundit të vitit të jetë 5%  gjw qw është e realizueshme. Me ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe uljen e tyre duke ofruar një çmim “të garantuar” për produktet, si dhe me vendimin e qeverisë për të rafinuar normën preferenciale të TVSH-së prej 5%, vendi ynë mbetet vendi me normën bazë më të ulët të TVSH-së nga 18% dhe niveli më i lartë, pra lista më e gjatë e produkteve preferenciale me 5% nga 1650 produkte që qytetarët përdorin në përditshmërinë e tyre. Me këto dhe masa të tjera presim që deri në fund të vitit të kemi një ulje të inflacionit në masën 5% të parashikuar, që do të përfaqësojë një ulje të katërfishtë në krahasim me atë që ishte në muajt e dimrit të vitit të kaluar”, tha kryeministri  Kovaçevski.

Përveç mbështetjes për qytetarët dhe ekonominë, qeveria rriti edhe pagat dhe pensionet, duke mbrojtur kështu fuqinë blerëse të qytetarëve.

“Sipas të dhënave të fundit, paga mesatare neto e paguar për të punësuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror për Statistika për muajin gusht 2023, është 36.390 denarë, përkatësisht është rritur për 4.519. denarë në krahasim me gushtin e vitit 2022. Ajo që është e rëndësishme për standardin e jetesës së qytetarëve, ekonomia krijon rritje reale të pagave, e cila për të pestin muaj radhazi tejkalon indeksin e kostos së jetesës, pra inflacionin, i cili në gusht ishte 108.3, që do të thotë se kemi një diferencë prej 5 .9 pikë indeksi në favor të fuqisë blerëse të qytetarëve. Këto shifra tregojnë se masat janë të mira, se vlerësimi i Bankës Botërore për paketën e masave kundër krizës është i saktë dhe se mund të përgëzojmë vërtet të gjitha shërbimet që kanë punuar, pra profesionistët në të gjitha ministritë, për përgatitjen dhe zbatimin e këtyre masave kundër krizës”, tha kryetari i Qeverisë Kovaçevski në Kuvend.