Kovaçevski-Preskor: Maqedonia e Veriut edhe më tej mund të konsiderojë në mbështetje të fuqishme dhe transparente në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski është takuar sot me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së sllovenisë në Maqedoninë e Veriut, Gregor Preskar,të cilit i uroi suksese në angazhimin e ri profesional dhe dëshirën për një kontribut aktiv në afrimin e mëtejshëm të dy vendeve dhe popujve.

Në takim  është vlerësuar se Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenia  kanë raporte të mira miqësore dhe bashkëpunim, të cilat ndërtohem tashmë 30 vite, me gatishmëri të ndërsjellë dhe interes për thellimin e tyre, sidomos në fushën e ekonomisë.

Kryeministri Kovaçevski ka shprehur kënaqësi nga nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët për përforcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve gjatë vizitës së tij në Lubjanë në prill të këtij viti. Deklarata, siç theksoi kryeministri Kovaçevski e konfirmon mbështetjen e vazhdueshme sllovene për Maqedoninë e Veriut në shumë fusha.

Në këtë drejtim u theksua interesimi për mbajtjen e një seance të përbashkët të qeverive të dy vendeve - e cila do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për zbulimin e nevojave të reja në bashkëpunimin sektorial.

Në fushën e bashkëpunimit dypalësh u mirëprit fakti që tregtia mes dy vendeve është në rritje dhe Maqedonia e Veriut është vendi i pestë më i rëndësishëm për investime nga kompanitë sllovene, të cilat aktualisht arrijnë në rreth 7 për qind të fluksit të përgjithshëm të huaj të investimeve të drejtpëdrejta në vend.

Kovaçevski dhe Preskar shprehën kënaqësinë për hapjen e linjës direkte Shkup – Lubjanë, të kompanisë Wizz Air, e cila pritet të kontribuojë më tej në futjen e dinamikave të reja në bashkëpunimin ekonomik dhe forcimin e mëtejmë të shkëmbimit turistik,

Një fokus i veçantë i takimit u vu në proceset integruese evropiane dhe në këtë drejtim kryeministri Kovaçevski falënderoi për mbështetjen e fuqishme dhe të hapur të Sllovenisë në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, duke theksuar në veçanti qasjen sllovene për integrim të përshpejtuar dhe progresiv.

Reciprokisht u konstatua se rruga evropiane është e vetmja mundësi për Maqedoninë e Veriut dhe prandaj është e nevojshme të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për të arritur qëllimin strategjik afatgjatë të vendit, që është anëtarësimi i plotë në BE.