Përgatitje të përforcuara  për organizimin e evakuimit të shtetasve maqedonas nga Izraeli

Duke marrë parasysh situatën aktuale në Izrael, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Punëve të Jashtme janë duke marrë masa për të organizuar kthim të sigurt të shtetasve të Maqedonisë në vend. Aktualisht  shqyrtohen të gjitha mundësitë e disponueshme për kthimin sa më të shpejtë të shtetasve tanë në vend, të cilët kanë shprehur dëshirën për t'u kthyer në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe që nuk kanë mundësi të tjera për ta realizuar këtë.

Duke pasur parasysh se në Izrael qëndrojnë një numër i madh i shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Punëve të Jashtme tashmë po ndërmerr masa, përmes Shtabit të formuar për Kriza, për evakuimin e të gjithë shtetasve të Republikës së Maqedonisë që dëshirojnë të largohen nga Izraeli, dhe nuk kanë/nuk mund të blejnë bileta për fluturimet ajrore komerciale, ose të largohen nga territori i Izraelit nëpërmjet komunikacionit tokësore, përmes Jordanisë.

Ambasada në Tel Aviv që nga fillimi i krizës është në kontakt me shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas vlerësimeve të shtabit të krizës, në territorin e Izraelit dhe në zonat e rrezikuara vlerësohet se qëndrojnë nga 100 deri në 200 shtetas tanë, prej të cilave më shumë se gjysma janë mapuar saktësisht dhe me to mbahet kontakt i rregullt.

Disa prej tyre janë kthyer në vend me fluturime speciale të vendeve mike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, disa kanë blerë bileta avioni për fluturime komerciale në ditët në vijim, dhe ka shtetas maqedonas që aktualisht nuk mund të largohen nga Izraeli dhe presin që të kjo t’u mundësohet.

Për më shumë informacione, në dispozicion janë  telefonat e shërbimit SOS të Ministrisë së Punëve të Jashtme  075/273-732 dhe 075/268-736, si dhe linja telefonike e Ambasadës në Tel Aviv +972-54-926-7378.

Edhe një herë u bëjmë thirrje qytetarëve tanë të cilët aktualisht ndodhen në Izrael t’i respektojnë udhëzimet e organeve të sigurisë së Izraelit, si dhe të paraqiten në ambasadën në Tel Aviv ose në telefonat e shërbimit në centralin në Shkup.