Kovaçevski: Vazhdimi i integrimeve evropiane është kyç, ka sinjale pozitive dhe dispozita pozitive për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në margjinat e Samitit të tretë të Komunitetit Politik Evropian, në deklaratën për shtyp, ka përcjellë mesazhet nga takimet që ka mbajtur gjatë Samitit, si dhe mesazhet nga pjesëmarrjen në tryezën e rrumbullakët ku përveç Kryeministrit Kovaçevski, morën pjesë edhe lidrët e Suedisë, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Kroacisë, Lihtenshtajnit, Bullgarisë dhe Shqipërisë, si dhe Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian.

Në vazhdim ua përcjellim deklaratën integrale të Kryetarit të Qeverisë, Kovaçevski.

“Pjesëmarrja në Samitin e tretë të Komunitetit Politik Evropian që u zhvillua në Granada ishte një mundësi e shkëlqyer për debate dhe diskutime të rëndësishme mbi çështjet aktuale që lidhen me procesin e integrimit evropian, më pas me sfidat e sigurisë, digjitalizimi, përparimi i Evropës drejt ndërtimit të shoqërive transparente dhe kjo në një kohë trazirash të forta gjeopolitike në kontinentin evropian.

Siç çpërmenda në fillim të ditës, është shumë e rëndësishme që ky samit i KPE-së të mbahet një ditë para Këshillit joformal të BE-së, ku marrin pjesë liderët e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, të cilët ishin të pranishëm sot bashkë me të gjitha vendet e tjera nga Evropa dhe në takimin që zhvillohet nesër, gjithashtu në Granada, ku liderët e BE-së do të fillojnë diskutimet për prioritetet e Unionit në vitet e ardhshme, pra do të diskutojnë për të përgatitur agjendën strategjike të BE-së për vitet në vijim.

Pas diskutimeve tona sot, nesër do të diskutohet për zgjerimin si përcaktim strategjik i BE-së, si dhe për reformën e brendshme në drejtim të atij zgjerimi, pra një reformë që do të mundësojë funksionimin e Unionit me shtetet e reja anëtare që do të anëtarësohen në periudhën para nesh deri në vitin 2030.

Prej këtu, për ne si vend, por edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, Komuniteti politik evropian si platformë është jashtëzakonisht e rëndësishme. Pas samitit në Kishinjev dhe i pari që u mbajt në Pragë, sot këtu në Granadë,  përsëri kemi mundësinë edhe ne si dhe vendet e tjera që janë pjesë e procesit të anëtarësimit, t'i bashkohemi pjesës së këtyre bisedimeve sot përmes pjesëmarrjes në tryezat e punës dhe takimet dypalëshe në margjinat e këtij samiti me kryeministrat e shteteve tjera.

Pjesëmarrja ime në tryezën e rrumbullakët me temën e Tranzicionit Digjital dhe Inteligjencës Artificiale ishte mundësi të flas për përfitimet dhe praktikat pozitive të cilat përmes digjitalizimit, mund të përfitohen nga shtetet, por mbi të gjitha nga qytetarët në drejtim të ofrimit të shërbimeve më efikase dhe më të shpejta.

Ai theksoi se Qeveria ka vullnet të fortë që përmes digjitalizimit të zhvillojë sa më shpejt mjete të ndryshme për digjitalizimin e shërbimeve publike, sepse sa më shpejt të zbatohen, aq më shpejt qytetarët tanë, kompanitë do t'i ndjejnë përfitimet nga kjo.

Kjo do të ndikojë në rritjen e transparencës, përmirësimin e shërbimeve publike, uljen e korrupsionit, që në thelb nënkupton një proces të përshpejtuar të integrimit evropian, por edhe një jetë më të mirë.

Ne biseduam gjithashtu që me rritjen e digjitalizimit, me rritjen e shërbimeve të telekomunikacionit dhe vendi ynë është një vend që ka një nga rrjetet më të mira të telekomunikacionit në Evropë dhe një nga rrjetet më të zhvilluara të telekomunikacionit. Krahas këtyre sfidave shkon edhe siguria kibernetike si dhe mbrojtja nga sulmet hibride dhe për këtë jemi dakorduar këtu që në qendrën e krijuar tashmë të mbrojtjes nga sulmet kibernetike, nga BE-ja, ajo të zgjerohet si në aspektin e proceseve ashtu edhe në aspektin e proceseve ashtu edhe në raport me fondet. Gjithashtu do të përfshihen edhe vendet kandidate për anëtarësim në BE. Në këtë qendër do të përfshihet edhe Maqedonia e Veriut, e cila do të mundësojë mbrojtje më të mirë të rrjetit tonë telekomunikues, sistemeve tona nga sulmet kibernetike që kanë ndodhur në të kaluarën, por që ekziston rreziku që do të ndodhin.

E rëndësishme ishte edhe tema e radhës, e cila është menaxhimi i rrjeteve sociale dhe sfidat e inteligjencës artificiale. BE-ja tashmë ka filluar të punojë në plane specifike për vendosjen e rregulloreve të përshtatshme që kanë të bëjnë me sigurimin e rregullimit në këtë hapësirë ​​dhe gjithashtu mbrojtjen e shoqërive demokratike nga ndikimet e vendeve të treta që nuk duan të kenë shoqëri demokratike siç janë sot në BE dhe në vendet kandidate për anëtarësim në BE.

Si Qeveri kemi vullnet të fortë që përmes digjitalizimit të zhvillojë sa më shpejt mjete të ndryshme për digjitalizimin e shërbimeve publike, sepse sa më shpejt të zbatohen, aq më shpejt qytetarët tanë, kompanitë do t'i ndjejnë përfitimet nga kjo. Ne jemi tashmë një vend që kemi futur një sistem të inteligjencës artificiale në fushën e ofrimit të informacionit, në fushën e mbështetjes së investimeve përmes sistemit ADA. Megjithatë, një numër i madh shërbimesh në shtet tashmë janë digjitalizuar në sektorin e ndërtimit, në sigurimin e dokumenteve për qytetarët dhe në pjesë të tjera të punës dhe jetesës në shtet.

Gjatë Samitit kisha takime shumë të rëndësishme edhe atë me Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar dhe Kryeministrin e Holandës, Mark Rute, si dhe me Kryeministrin e Spanjës, Pedro Sançez. Në këto takime biseduam për dinamikën e procesit të skriningut që ka Maqedonia e Veriut me BE-në e cila po shkon në mënyrë të shkëkqyer.

Për dinamikën në lidhje me vendimet që duhet të marrim në kuvendin tonë, të cilat i referohen ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimit të integrimeve evropiane dhe hapjes së klasterave pas përfundimit të procesit të shqyrtimit. Natyrisht, për këto procese kemi marrë mbështetje nga shtetet dhe nga kryeministrat me të cilët pata rastin të flas sot.

Si mesazhe kyçe nga takimet e sotme i theksoi se Evropa ka arritur të tregojë se vetëm me punë të përbashkët mund të realizohen vizioni i paqes, stabilitetit, unitetit dhe prosperitetit të kontinentit evropian pa dallim nëse vendet janë anëtare  të BE-së ose janë vende kandidate për anëtarësim në BE të cilat së shpejti do të bëhen vende anëtare. Më pas, se jemi të lidhur gjeografikisht, por edhe në vlerë dhe histori në këtë kontinent dhe që ndajmë vlera të përbashkëta, se duhet të krijohet një arkitekturë e përbashkët e sigurisë që kontinenti evropian të jetojë në paqe, liri dhe prosperitet. Dhe sigurisht,  Evropa ka qenë gjithmonë një nga qendrat, domethënë ka qenë një kontinent inovacioni dhe një kontinent i proceseve të reja që ndodhin në botë, që ka një potencial të madh dhe që me punë të përbashkët do të mund të kontribuojnë në zhvillimin e biznesit dhe zhvillimin e standardit të jetesës.në kontinentin evropian. Dhe sigurisht që në agjendën e BE-së mbetet zgjerimi, për të cilin nesër do të ketë një takim konkret të liderëve të BE-së në takimin joformal të Këshillit Evropian.

Atje do të bisedohet për reformat e brendshme të cilat BE-ja duhet t'i bëjë me të cilat do të jetë në mundësi të absorbojë vende të reja anëtare në BE, sepse nuk është njejtë nëse BE-ja punon me 27-të vende anëtare në krahasim me atë që do ta bënte nëse ka 32 ose 33 vende anëtare, në pjesën e funksionimit të saj. 

Në media tashmë ka informacione se ka një propozim gjerman-francez në lidhje me një material pune që do të jetë bazë për mbledhjen e nesërme, por edhe për mbledhjen zyrtare të Këshillit Evropian që do të jetë në dhjetor. Nuk do të hyja në detaje, duke qenë se është një material pune që duhet ta paraqesin ata që e kanë bërë, por e kam parë, është një material që ka sinjale pozitive dhe dispozita pozitive për aderimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. 

Dëshiroj të falënderoj nikoqirët për organizimin e shkëlqyer, për gjithçka që u mundësua për delegacionin tonë. Faleminderit ambasadorit tonë në Spanjë, z. Ademi, këshilltarit në Kabinetin tim për Punë të Jashtme dhe përfaqësuesit e mediave që ishin sot këtu me ne”.