Kovaçevski me rastin e Javës së Fëmijëve: Investojmë në kushte moderne dhe të sigurta për zhvillimin e fëmijëve, çdo fëmijë meriton një fëmijëri të lumtur dhe pa brenga

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministren për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska, sot vizituan kopshtin e fëmijëve "Park" që është pjesë e  IPKF KQ "13 Nëntori-Shkup"Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski. Vizita në kopsht është shenjë e shënimit të Javës së Fëmijëve, e cila mbahet çdo vit në javën e parë të tetorit.
 
Në vazhdim ua përcjellim fjalimin integral të Kryeministrit Kovaçevski:
 
“Fëmijët janë pasuria jonë më e madhe është fjalia e parë që thuhet në këtë vend dhe që i përshtatet kësaj jave, që është java e fëmijëve, për ta krijojmë, ndërtojmë, që të kenë një fëmijëri më të mirë, një të ardhme më të lumtur dhe sigurisht kushte më të mira për arsim, miqësi dhe kushte më të mira jetese.

Sot jemi këtu, në objektin "Park", i cili është pjesë e kopshtit për fëmijë "13 Noemvri" - Shkup, në shënimin e Javës së Fëmijëve. Jemi këtu së bashku me fëmijët, për të rritur nivelin e ndërgjegjësimit për të drejtat e fëmijëve dhe për atë se sa është i rëndësishëm krijimi i një klime të favorshme, ku fëmijët do të zhvillohen si individë të pavarur, të fuqishëm, të cilët nesër do të jenë shtylla e vendit tonë.

 

Prandaj gëzon fakti që në këtë kopsht, si dhe në shumë të tjera në mbarë vendin, këtë vit do të mësojnë në kushte të reja, të rinovuara, do të shkruajnë dhe do të vizatojnë në tavolinat e reja dhe do të luajë me lodra dhe materiale të reja edukative.

Sivjet, pikërisht më 13 Nëntor, Ditën e Çlirimit të Qytetit të Shkupit, objekti "Park" feston 45 vjet nga themelimi, vite gjatë të cilave gjenerata dhe gjenerata të fëmijëve janë rritur me dashuri dhe kujdes, këtu, në zemrën e metropolit tonë në qendër të kryeqytetit.

Çdo vit, java e parë e tetorit u kushtohet fëmijëve me rastin e Javës së Fëmijëve. Por jo vetëm kjo javë. Çdo ditë dhe çdo javë të vitit duhet të udhëhiqemi nga parimet e mbrojtjes të të drejtave dhe interesave të fëmijëve, siç parashikohen edhe me Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, Konventën për të drejtat e fëmijëve të Kombeve të Bashkuara, si dhe si gjithë rregullorja e brendshme dhe ndërkombëtare e cila ka të bëjë me të drejtat e fëmijëve.

Të gjithë kemi qenë fëmijë dhe shumica prej nesh kemi fëmijët tanë, prandaj si prindër, si njerëz mbi të gjitha, duhet të bëjmë gjithçka për të mbrojtur fëmijët dhe të drejtat e tyre. Çdo fëmijë meriton një fëmijëri të lumtur dhe pa brenga.

Pikërisht për këtë arsye, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mori vendim për ndarjen e mjeteve për “Javën e Fëmijëve” të përcaktuar me ligj, e cila realizohet me qëllim të afirmimit të të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve.

Gjatë “Javës së Fëmijëve”, nga data 2 – 9 tetor, është planifikuar të ndahen mjete për bileta për teatër, kinema, ekspozita artistike dhe ngjarje kulturore; nga shitja e pullave postare në qarkullimin e brendshëm, nga biletat për garat sportive dhe sportet e tjera, shfaqje; nga çdo biletë treni e shitur në hekurudhë dhe automobil, në trafikun ndërkombëtar, mes qyteteve dhe në trafikun ajror, si dhe nga çdo formë e shitur e muzikës dhe video-incizimit elektronik, videokasetë etj.

Të gjitha këto mjete do të dedikohen për aktivitete kushtuar fëmijëve.

Por kujdesi ynë për fëmijët nuk përfundon këtu.

Të përkushtuar dhe të përgjegjshëm, me politika dhe vendime të arsyeshme, kemi përmirësuar kushtet në kopshte, në institucionet ku janë më të vegjlit dhe më të dashurit tanë.

Komuna Qendër është shembull se si duhet të mirëmbahen objektet, gjegjësisht të përmirësohen objektet ku kujdesen fëmijët. Komuna Qendër në periudhën e kaluar ka rinovuar tërësisht tri kopshte për fëmijë dhe tashmë është në ndërtim e sipër një kopshti të ri për fëmijë, i cili është në fazë të avancuar të realizimit të projektit, duke rritur kështu numrin e kapaciteteve, gjegjësisht mundësinë e pranimit të më shumë fëmijëve, por edhe përmirësimin e kushteve në ato objekte ekzistuese në të cilat fëmijët rriten tashmë në moshë më të hershme.

Nga viti 2017 e deri më tani, përmes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, me mjete buxhetore janë ndërtuar dhe rikonstruktuar gjithsej 81 kopshte për fëmijë dhe 12 qendra për zhvillimin e hershëm të fëmijëve. Ju mediet i ndiqni rregullisht ngjarjet për hapjen e kopshteve të reja për fëmijë, praktikisht çdo muaj, ndonjëherë edhe dy herë në muaj me ministren Trençevska, shkojmë nëpër qytete të ndryshme të vendit, siç ishim në Probishtip, Strumicë, në Gjorçe Petrov, Karposh, ku po hapen kopshte të reja për fëmijë dhe është një trend që do të vazhdojë edhe në të ardhmen pasi ne krijojmë kushte bashkëkohore dhe të sigurta për zhvillimin e fëmijëve, të cilët sot edukohen dhe rriten së bashku këtu.

Nëpërmjet Programit për nxitjen e konsumit të frutave të freskëta për vitin 2023, çdo fëmijë në çdo kopsht në të gjithë vendin merr një kilogram fruta të freskëta një herë në javë. Me këtë ne zhvillojmë vetëdijen për një racion të shëndetshëm për çdo fëmijë dhe në të njëjtën kohë stimulojmë prodhimin vendor të frutave.

Ne nuk i harrojmë ata që kujdesen dhe edukojnë fëmijët tanë.

Siguruam rritje të vazhdueshme të pagave të edukatorëve, të ardhurat e të cilëve janë rritur për 81% nga viti 2017 deri më sot, ndërsa për kujdestaret rritja është 89%.

Ndërsa për mbi 100% janë rritur të ardhurat e personelit teknik ndihmës në kopshte për fëmijë, për të njëjtën periudhë.

Po ashtu, me Mrrëveshjen e re të përgjithshme kolektive, tani me pagën e shtatorit, çdo i punësuar në sektorin publik merr 10% rritje, ndërsa deri në fund të vitit do të marrin edhe 10.000 denarë K-15. Nga viti 2024, K-15 do të jetë e barabartë me 30% të pagës mesatare në vend.

Nuk ka asgjë më të rëndësishme dhe më të çmuar se buzëqeshja e sinqertë e një fëmije. Më vjen mirë që shoh shumë fëmijë të gëzuar këtu dhe që me mbështetjen tonë u sigurojmë atyre një fëmijëri edhe më të lumtur.

Megjithatë, më vjen mirë që kujdestaret dhe mësueset që i pashë këtu në kopsht bashkë me drejtoreshën, gjithashtu janë të kënaqur me masat për investime në rindërtimin e objekteve, por edhe nga pagat e rritura dukshëm që marrin çdo muaj, veçanërisht në raport me atë që ishte në mandatin e Qeverisë së kaluar.

Edhe më tutje vazhdojmë të punojmë për të mirën e fëmijëve, për më shumë buzëqeshje dhe më shumë gëzim për më të dashurit tanë!

Faleminderit! Urime kryetarit dhe ministres, sigurisht edhe drejtoreshës së kopshtit dhe le të kemi më shumë raste të tilla për të festuar në të cilat do të kemi ambiente të rikonstruuara dhe të reja për edukimin e fëmijëve në moshën e tyre më të hershme!”.