Kovaçevski: Në kontinuitet po sjellim pako masash për stabilitet të çmimeve dhe standard më të mirë të jetesës

Qeveria në kontinuitet e ndjek situatën dhe me shpejtësi zbaton pako masash për stabilitetin e çmimeve në tregun e brendshëm, tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në përgjigje të pyetjes së deputetëve në seancën e sotme parlamentare.

“Me masën e re “çmim i garantuar”, të cilin të gjithë e mirëpresin dhe për të cilën të gjithë mund të jenë të sigurt në të gjitha tregjet, për mbi 50 produkte në 24 kategori produktesh nga industria e furrës, qumështit, mishit, ulëm çmimin për 10% në krahasim me çmimin që kishin ato produkte më 1 gusht. Kjo është një ulje reale e inflacionit të çmimeve. Me këtë vendim dhe masë tashmë ka një ulje prej mbi 10% në produkte të caktuara, ndërsa në disa është nga 30% në 40%. Kjo është e dukshme edhe në markete. Ne e plotësuam këtë masë me një listë çmimesh të garantuara, ku përfshihen pijet joalkoolike, pijet e gazuara, uji natyral dhe pije të tjera. Por, ne kemi miratuar një masë tjetër më domethënëse, që është një vendim i ri për të ulur marzhet për frutat dhe perimet. Me vendimin e ri kemi mundësuar një ulje prej 10%, së paku 10%, të çmimeve të pijeve, ndërsa çmimet e frutave dhe perimeve ulen deri në 30%. Është i dukshëm edhe në markete. Çmimi i garantuar për të gjitha këto produkte është i vlefshëm deri më 30 nëntor të këtij viti dhe normalisht sipas lëvizjeve do të ri-vendoset dhe nëse është e nevojshme do të vazhdohet”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.

Në të njëjtën kohë, Kryeministri Kovaçevski sqaroi se këto masa plotësohen me masa të reja që kanë të bëjnë me uljen e taksës së importit për disa pemë dhe perime, si dhe heqjen e taksës doganore për një pjesë të produkteve të qumështit.

“Këto masa kanë karakter ekonomik dhe social, sepse nga njëra anë, prodhimi që subvencionohet fuqishëm nga shteti, një pjesë e madhe e tregtarëve me shumicë e shesin në tregjet e eksportit dhe në vendin tonë për shkak të normave doganore që ekzistojnë që nga koha e Jugosllavisë në vlerë prej 65% për importin e produkteve bujqësore shesin produkte më të shtrejnta. Dhe të gjitha këto janë vendime që i rishikojnë normat doganore dhe kuotat e eksportit dhe me këtë veçmë kemi ulje çmimesh. Dhe ushqimi në përgjithësi. Ky është fakt”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Në përgjigjen e pyetjes së deputetëve, Kryeministri Kovaçevski theksoi se me këto, por edhe me masat tjera presim që deri në fund të vitit të kemi stabilizim të inflacionit, gjë që e ka treguar edhe rritja e pagave në korrik të këtij viti, kur u tejkalua rritja e inflacionit.

“Paga minimale, e cila deri në vitin 2016 ishte 8.000 denarë, ndërsa në disa sektorë edhe më e ulët, në industrinë e këpucëve edhe 7.000 denarë, sot është 20.750 denarë, që është një rritje më shumë se e dyfishtë. Ndërsa paga mesatare prej 22.000 denarë sot është 37.000 denarë. Sa u përket pagave në sektorë të caktuar, pagat në sektorë të caktuar janë rritur deri në 40%, si për mjekët specialistë, 20% për mjekët e tjerë, në arsim vitin e kaluar janë rritur për 15% në të mesëm dhe fillor, ndërsa këtë vit janë rritur për 15%. Ndërsa me marrëveshjen e përgjithshme kolektive, vijon rritje e pagave prej 10% për të gjithë sektorin publik dhe pagesë K-15 prej 10.000 denarë për secilin të punësuar në sektorin publik deri në fund të vitit. Këto janë shifra që nuk janë për t'u neglizhuar”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.

Në të njëjtën kohë, Kryeministri Kovaçevski tregoi se pensioni mesatar është rritur për 40% në krahasim me vitin 2016, ata që nuk i plotësojnë kushtet për pension janë futur në sistemin pensional dhe marrin pension social, ndërsa në bazë të metodologjisë së re kemi 25 % rritje pensioni në vetëm një vit kalendarik dhe vijon një rritje e re e pensioneve.