Kovaçevski: 8 Shtatori 2023 bën thirrje për vazhdimësi në zhvillimin për një jetë më të mirë për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mbajti fjalim me videomesazh për nder të festës së madhe shtetërore, 8 Shtatorit, me të cilin ua uron të gjithë qytetarëve të vendit Ditën e Pavarësisë së Republikës.

Në vazhdim është teksti integral i videofjalimit të Kryeministrit Kovaçevski.

“8 shtatori i sotëm, ditën e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e mirëpresim në një vend të përparuar, anëtar të NATO-s dhe një vend me perspektivë reale për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

Në këtë datë, 32 vjet më parë, shumica dërrmuese e qytetarëve u deklaruan se duan të jetojnë në një shtet të pavarur, sovran dhe përparimtar.

Gjeneratat e vitit 1991 udhëhiqeshin nga zëri i lirisë, shtetësisë dhe integrimit, që jehon nga Ilindeni 903 dhe KAÇKM-ja 44.Dhe ata iu përgjigjën me përgjegjësi qytetare dhe politike trashëgimisë dhe perspektivës.

32 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Republikës sonë, Lajmëtari i Lirisë, 8 Shtatori, sot kërkon një dëgjim nga të gjithë ne, për zhvillim të vazhdueshëm.

8 Shtatori i sotshëm, bën thirrje për vendimmarrje të lirë si detyrë demokratike, për një jetë më të mirë për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.

Me vendime të arsyeshme dhe të guximshme, vendi ynë e arriti pavarësinë në mënyrë paqësore dhe në të njëjtën kohë e ruan unitetin e tij.Futëm monedhën tonë shtetërore.Flamurin. Himnin. U bëmë anëtare e Kombeve të Bashkuara. Tejkaluam një konflik tluftarak. U bëmë anëtare e NATO-s. Filluam bisedimet me Bashkimin Evropian.

Sot jetojmë në një vend me kufij territorialë të siguruar.Me gjuhën e njohur maqedonase dhe identitetin maqedonas. Një shtet që është shembull i respektimit të të drejtave të njeriut, si një demokraci funksionale e suksesshme, multietnike dhe multikulturore. Evropëe vogël.
Nëse ndonjëherë  të ishte koha e duhur: të sigurojmë standardin e jetesës që dëshirojmë, cilësinë e jetës që meritojnë të rinjtë tanë, të jetojnë në një vend ku sundon e drejta funksionale, në një mjedis ekologjikisht të pastër, të gjelbër, një vend të pavarur nga energjia, me bujqësi konkurruese, me mundësi për të hyrë në tregun evropian prej gjysmë miliardë banorësh – kjo është sot.

Integrimi në BE për ne në vend, do të thotë paga edhe më të larta, vende të reja pune dhe më shumë zgjedhje, kopshte, shkolla dhe spitale më moderne, mbështetje shumë më e madhe shtetërore për sipërmarrjet e vendit, akoma më shumë investime të huaja.Qytetarët sot duan të jetojnë në një vend kaq modern, i cili është pjesë e Bashkimit Evropian.

Të nderuar qytetarë – Gëzuar dhe le të jetë i përjetshëm 8 Shtatori – Lajmëtari i lirisë!”.