Kovaçevski: Pas 65 vitesh, një nga shkollat më të vjetra në Shkup, Kole Nedellkovski, po rinovohet me kushte bashkëkohore për funksionimin e fëmijëve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me kryetarin e Komunës së Qendrës, Goran Gerasimovskin, vizituan SH.F. "Kole Nedellkovski", ku u vendos gurthemeli për mbindërtimin bashkëkohor të shkollës, që është intervenimi i parë i tillë në këtë shkollë pas 65 viteve.

Kryeministri Kovaçevski në ngjarje pati edhe fjalim.

Në vazhdim ua përcjellim tekstin integral nga fjalimi i Kryeministrit Kovaçevski.

“Jemi këtu për të shënuar fillimin e mbindërtimit e SH.F.“Kole Nedellkovski”, një nga shkollat më të vjetra në Shkup, me vendndodhje në Debar Mallo, në qendër të Maqedonisë dhe në qendër të Shkupit, në komunën Qendër të Shkupit.

Ky është intervenimi i parë për zgjerimin e Shkollës Fillore "Kole Nedellkovski" pas 65 vitesh, pas hapjes së dyerve për nxënësit e parë në vitin 1958.

Prej atëherë, nga bankat shkollore kanë dalë një varg gjeneratash të suksesshme, këtu është edhe nënkryetari i Kuvendit maqedonas, z.Misovski, i cili ka mësuar këtu, duke pasur parasysh se kjo shkollë është dëshmuar si një nga shkollat fillore me moderne dhe mesimdhenie cilesore per arsimin dhe edukimin e femijeve, sot kryetarja e Qendres me keshilltaret e Qendres, drejtoresha dhe koleget e saj, nga 708 nxenesit ekzistues qe shkollohen ketu ne 20 klasa, fillon ndertimi i 4 klasave të reja në të cilat do të shkollohen 100 fëmijë të rinj në shkollë.

Me mbindërtimin, kapaciteti i shkollës zgjerohet me 4 klasa të reja për 100 fëmijë, gjë që përmirëson kushtet hapësinore për organizimin e mësimit. Përmes bisedës që bëmë tashmë po planifikohet zgjerimi i hyrjes dhe parkingu, duke qenë se shkolla ndodhet në një zonë vërtetë qendrore të qytetit. Gjithashtu, shkolla do të ndërtohet sipas standardeve më të fundit, dritaret do të jenë të pajisura me nano filtra për të siguruar ajër më të pastër për fëmijët, gjë e cila është e rëndësishme sepse shkolla realisht ndodhet në zonën më qendrore të qytetit të vendit, me një frekuencë e lartë e trafikut, është planifikuar një hyrje tjetër në shkollë dhe një ashensor për fëmijët me nevoja të veçanta.

Projekti është në vlerë prej rreth 580.000 euro dhe financohet tërësisht nga Buxheti i Komunës Qendër. Dhe kjo është me të vërtetë për t'u përshëndetur sepse në këtë mënyrë, mund të ndërtohen shkolla, ndërsa kur bëhen punët ndryshe në Vardar mbillen shelgje dhe blihen monumente të shtrenjta nga Italia.

Nuk ka asgjë më të rëndësishme se nevojat e fëmijëve. Prandaj, mirëpres vendosmërinë e vazhdueshme të Komunës Qendër për të investuar në përmirësimin e kushteve për rritjen dhe edukimin e fëmijëve sipas standardeve moderne, evropiane dhe botërore. Komuna Qendër duhet të jetë shembull për komunat e tjera në mbarë vendin, për atë që do të thotë të kujdesesh realisht për nevojat reale të qytetarëve dhe të investosh sipas standardeve bashkëkohore, të cilat e meritojnë qytetarët e vendit, si edhe qytetarët në Evropë, drejt të cilës synojmë.

Ky përcaktim i Komunës Qendër është në përputhje me përcaktimet e Qeverisë për një proces bashkëkohor arsimor në vend, për të cilin jemi duke punuar, si në fushën e mësimdhënies ashtu edhe në atë të ofrimit të kushteve moderne hapësinore për realizimin e tij. Përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në periudhën e kaluar 5 vjet e gjysmë janë rikonstruktuar gjithsej 120 shkolla, prej të cilave 21 shkolla vetëm në këtë vit 2023, në komunat e Shkupit dhe në komunat tjera,  në vendin ku ishin bërë punë intervenime ndërtimore për rindërtimin e shkollave, ndërsa edhe mediat edhe qytetarët kanë mundur të shohin përmes mediave se në Kumanovë është ndërtuar një shkollë e mesme krejtësisht e re. Aktivitetet e rindërtimit janë duke u zhvilluar në 15 shkolla të tjera në tërë vendin.

Nëpërmjet Projektit për avancimin e arsimit bazë, parashikohet rikonstruimii i njësive sanitare dhe ndërtimi i rampave hyrëse për nxënësit me nevoja të veçanta në 118 shkolla. Dhe në 40 shkolla, këto aktivitete tashmë kanë filluar.

Gjithashtu, janë duke u zhvilluar edhe aktivitete përgatitore për vendosjen e fotovoltaikëve nëpër shkolla, me mbështetjen e Bankës për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës, në vlerë prej 1.100.000 euro, me të cilën do të sigurohen kursime për konsumin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit, kurse kursimet sigurisht që do të mbeten për shkollat, të cilat do të mund t'i shfrytëzojnë ato për të avancuar mësimdhënien e tyre.

Deri më tani janë blerë: mobilje për pajisjen e klasave të shkencave natyrore në 264 shkolla fillore dhe pajisje dhe mjete për klasa të shkencave natyrore në 358 shkolla. Ndërsa në vitin aktual 2023, të gjitha shkollat fillore në vend janë pajisur plotësisht me mjete të reja ndihmëse në klasat për histori, gjeografi dhe lëndë të tjera nga grupi i shkencave shoqërore.

Deri më tani janë ndërtuar 43 salla sportive në shkollat fillore dhe të mesme. Dhe me marrëveshjen e nënshkruar për një grant të pakthyeshëm prej 3 milionë eurosh ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, vijon rikonstruimi i 30 sallave sportive ekzistuese të shkollave në shkollat fillore dhe të mesme dhe furnizimi i pajisjeve të reja sportive, për gjithsej 50 salla sportive në shkollat fillore.

Kjo është mënyra e të punuarit dhe e shikimit para dhe të menduarit për të mirën e së tashmes, por edhe të brezave të ardhshëm të të rinjve që duhet të jetojnë këtu në vendin tonë.

Një shikim para kishte edhe patroni i kësaj shkolle ku jemi sot, poeti maqedonas Kole Nedellkovski, i cili e dha jetën e tij të re duke u përcaktuar vendosmërisht për pikëpamjen optimiste drejt një të ardhmeje më të mirë dhe hapave të guximshëm në luftën kundër fashizmit.

Është detyrimi ynë dhe përgjegjësia e të gjithëve sot që të veprojmë me respektin e duhur ndaj vizionit të një vendi të përparuar, në të cilin fëmijët tanë rriten, shkollohen, jetojnë, punojnë, përparojnë dhe kontribuojnë të motivuar në zhvillimin e vendit të tyre.

I nderuar kryetar i Komunës dhe drejtoreshë, të dashur nxënës, të dashur prindër, dëshiroj t'ju uroj aktivitete të suksesshme ndërtimore, përfundim sa më të shpejtë të objektit të ri të shkollës "Kole Nedellkovski" dhe shumë suksese 100 nxënësve të rinj që do të mund të regjistrohen këtu vitin e ardhshëm”.