Delegacioni qeveritar me rastin e festës së Republikës - Ilinden ka vendosur lule edhe në Smilevë

Me vendosjen e luleve në mogilën e Dame Gruevit, në Monumentin e Smilevasve dhe në pllakën përkujtimore të çetës partizane Smilev, në fshatin Demirhisar të Smilevës, delegacioni qeveritar në përbërje të Zëvendësministrit të Financave Filip Nikolovski dhe koordinatorit nacional për ndërkulturalizëm, një shoqëri, zhvillim kulturor dhe bashkëpunim ndërinstitucional, Robert Alagjozovski, bënë homazhe për njerëzit e Smilevës dhe partizanët, lufta vetëmohuese e të cilëve është thurur në themelet e shtetësisë sonë.

Nderimet më të larta shtetërore, janë pasqyrim i kujtimit të Kongresit të Smilevës, në të cilin u mor vendimi përfundimtar për organizimin dhe ngritjen e kryengritjes kombëtare në të gjithë territorin e Maqedonisë në atë kohë. 

Me vendosjen e luleve në tri memorialet në Smilevë, me vizitë në muzeun përkujtimor të Kongresit të Smilevës dhe me një program të përshtatshëm kulturo-artistik, qytetarët dhe kryesia shtetërore sot nën moton “120 vjet Ilinden – Vatër e atdheut" festojnë festën e madhe nacionale  - Ditën e Republikës 2 gusht dhe Ilindenin.