Kovaçevski: Me "One-stop-shop" drejt ekonomisë efikase dhe konkurruese, kalim të shpejtë të njerëzve, rritje dhe zhvillim të përshpejtuar ekonomik dhe rajonal.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski dhe ai i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, sot në  aktivitetin e përbashkët lëshuan në përdorim konceptin “One-stop-shop”, menaxhimi i përbashkët të kontrolleve kufitare dhe doganore me një ndalesë në pikën kufitare Qafasan - Qafë Thanë.

Në manifestim morën pjesë ministrat e të dyja qeverive, deputetë, si dhe përfaqësuesit më të lartë të institucioneve për menaxhimin e doganave të dy vendeve, fjalim kishin dy kryeministrat Kovaçevski dhe Rama, si dhe zëvendëskryeministrat Grubi dhe Balluku.

Gjatë fjalimit, kryeministri Kovaçevski theksoi hapat konkretë të ndërmarrë nga dy qeveritë në drejtim të lidhjes së qytetarëve dhe ekonomisë të dy vendeve. Kryeministri Kovaçevski theksoi se projekti “One-stop-shop” është një tjetër konfirmim i angarzhimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Shqipërisë në forcimin e proceseve ekonomike, lehtësimin e procedurave doganore, qarkullimin e shpejtë të njerëzve dhe kapitalit dhe jo vetëm ndërmjet dy vendet tona, por edhe përmes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Sot mundësojmë një fluks më të shpejtë të qytetarëve tanë mes dy vendeve dhe një fluks më të shpejtë të kompanive që transportojnë produkte në pikën më të madhe kufitare mes dy vendeve. Mundësimi i fluksit të njerëzve dhe kapitalit, njëkohësisht rrit edhe lidhjet mes njerëzve, komunikimin mes njerëzve. Gjithashtu rrit miqësinë mes njerëzve, diçka që mungonte mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në atë kohë për gjysmë shekulli. Sot gjithçka ka kaluar dhe ne sot përfaqësojmë një shembull se si duhet të sillen dy shtetet fqinje. Me këtë po lehtësohet puna e 11.000 kompanive nga vendi ynë që janë të orientuara drejt eksportit dhe që janë të orientuara tregtisë në vende të tjera. Më këtë mënyrë shënojmë qasje më të lehtë në portet e Shqipërisë. Në këtë mënyrë mundësojmë akses më të lehtë drejt vendeve turistike në Shqipëri, por edhe në vendet turistike në Maqedoninë e Veriut. Ku ndër më të bukurat janë pikërisht këtu pak kilometra nga ky vendkalim kufitar”, tha kryeministri Kovaçevski.

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubinë fjalimin e tij bëri të ditur se pas projektit të sotëm të suksesshëm, Qeveria do të vazhdojë me aktivitetet edhe në pikat e tjera kufitare.

“Sot thyejmë një tjetër barrierë për komunikim më të lehtë dhe efikas mes nesh, i hapim rrugën një dimensioni të ri të bashkëpunimit duke lehtësuar dhe thjeshtësuar qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave midis vendeve tona.

Shpreh mirënjohje ndaj të gjitha instancave institucionale në vendin tonë që kontribuan për realizimin e këtij projekti, ndaj autoriteteve në Republikën e Shqipërisë, për shkak se nuk u bënë as tre javë nga vizita e kryeministrit Edi Rama në Shkup, kur u betuam bashkërisht se do ta realizojmë vendkalimin e përbashkët kufitar me Republikën e Shqipërisë në Qafë Thanë dhe tash në më pak se tre javë kjo është realitet.

Nuk do të ndalemi këtu! Të gjitha kufijtë tonë duhet të kenë “One-stop-shop”, si para-akt deri te largimi i kufijve përgjithmonë midis nesh” theksoi Grubi

Marrëdhëniet e mira fqinjësore inkurajojnë më shumë procese që sjellin më shumë përfitime me interes të menjëhershëm për qytetarët e rajonit. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë vetëm dy vende miq, të dy vendet kultivojnë marrëdhënie të shkëlqyera politike dhe ndajnë të njëjtat prioritete dhe synime në politikën e jashtme.