Siguria është prioriteti kryesor, veprim pa vonesë për zbardhjen e shpejtë dhe të plotë të rastit të dhunës ku u dogj automjeti i përdorur nga zëvendëskryeministri i parë Grubi.=

Siguria është një prioritet kryesor në një shoqëri demokratike. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e dënon aktin e djegies së automjetit të përdorur nga zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi dhe beson se i njëjti është një akt dhune që është plotësisht i papranueshëm dhe i palejueshëm në një shoqëri demokratike që angazhohet për vlerat evropiane.

Të gjitha institucionet kompetente, organet hetimore dhe gjyqësore, në kuadër të kompetencave të tyre, veprojnë pa vonesë, me vendosmëri dhe profesionalizëm për zgjidhjen dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti në kohën më të shpejtë të mundshme.