Kovaçevski dhe euroambasadori Gir në rrugën e shpejtë Gradsko-Drenovë: Miliardë euro deri më tani përmes IPA-s për infrastrukturën maqedonase, po ndërtojmë rrugë bashkëkohore dhe të sigurta dhe po lidhemi me Evropën

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Dejvid Gir, si dhe ministrin për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi, ishte në terrenin ku po ndërtohet rruga e shpejtë Gradsko - Drenovë.

Bëhet fjalë për një rrugë bashkëkohore të shpejtë - me ura, akse, mbikalime, nënkalime, ndarje, në gjatësi prej 15.5 kilometrash, e cila financohet, në pjesën më të madhe, me para nga fondet evropiane IPA.

“Kjo rrugë e re e shpejtë që po ndërtohet, nga Drenova deri në kryqëzimin Gradsko, pjesë e Korridorit 10-d, është një shembull tjetër se ne i jemi përkushtuar ndërtimit të rrugëve të sigurta dhe moderne. Me këtë ne po krijojmë kushte evropiane për jetën e qytetarëve këtu në vend dhe po e lidhim Republikën e Maqedonisë së Veriut me Evropën”, tha Kryeministri Kovaçevski.

“Aksi rrugor i rrugës së shpejtë nga Drenova deri në kryqëzimin Gradsko praktikisht bashkohet me një nga rrugët më të frekuentuara  në vend, Gradsko – Prilep. Me këtë lidhen pjesët lindore dhe perëndimore të vendit dhe sigurojmë komunikim si në veri ashtu edhe në jug. Prandaj, ndërtimi i tij ka një rëndësi të madhe për ngritjen e nivelit të sigurisë në komunikacion në këtë rajon. Ndërsa si pjesë e Korridorit 10 panevropian, gjegjësisht pjesën 10-d, rruga nga Drenova deri në kryqëzimin Gradsko, është përfshirë edhe në hartën e rrjetit rrugor evropian”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.

Rruga është e gjatë 15.5 kilometra. Bëhet fjalë për një rrugë e shpejtë bashkëkohore - me ura, kryqëzime, mbikalime, nënkalime, ndarje. Ndërsa financohet në pjesën më të madhe me para nga fondet evropiane IPA, theksoi Kryeministri. Ai bëri kumtoi se në ndërtimin e kësaj rruge janë investuar mbi 21 milionë euro para evropiane dhe mbi 3.5 milionë euro para të shtetit. Realizimi i performancës është 75 për qind. Dhe, për momentin, po shqyrtohet mundësia e financimit shtesë prej rreth 9.8 milionë euro, gjithashtu nga struktura evropiane IPA, për të përfunduar projektin në muajt e parë të vitit të ardhshëm, sipas vlerësimeve të personave kompetent të projektit. .

“Siç mund të sigurohen qytetarët, ne si Qeveri kemi mbështetjen e partnerëve tanë evropianë, në përpjekjet tona të sinqerta për të siguruar standarde evropiane këtu, si dhe për ta dëtguar vendin në BE”, tha Kryeministri Kovaçevski.

“Bashkimi Evropian është padyshim donatori më i madh në Ballkanin Perëndimor, por edhe në vendin tonë, për projekte jashtëzakonisht të rëndësishme siç është ky në të cilin jemi sot”, shtoi Kryeministri, i cili bëri të ditur se përmes programit IPA, deri më tani, në vend, për modernizimin e infrastrukturës dhe zhvillimit, janë investuar rreth një miliard euro fonde të pakthyeshme. Programi IPA 3 (2021-2027) tashmë ka filluar. Mjetet e parashikuara për vitin 2021, 2022 dhe 2023 janë në shumë totale prej rreth 243 milionë euro. Ndërsa është në proces programimi për vitin 2024 i burimeve financiare në vlerë prej 80 milionë euro.

Kryeministri vuri në dukje edhe llojet e tjera të ndihmës dhe mbështetjes evropiane që merr shteti: Përmes programit IPARD 2 - 60 milionë euro; fonde të rritur për 62 për qind dhe akordoi 97 milionë euro të reja të pakthyeshme në dispozicion përmes programit IPARD 3 për modernizimin e bujqësisë maqedonase; 100 milionë euro të reja të dhëna nga Komisioni Evropian për ndihmë makrofinanciare për Maqedoninë e Veriut; 160 milionë euro për Maqedoninë e Veriut nga pako financiare prej 3 miliardë euro e propozuar nga Komisioni Evropian për dhjetë partnerë të zgjerimit dhe fqinjësisë për të ndihmuar në zbutjen e pasojave ekonomike të pandemisë; grant prej 80 milionë euro për përballje me krizën energjetike.

“Është shumë i qartë dallimi mes kohës kur vendi ishte në izolim ndërkombëtar dhe qytetarët po zhyteshin në varfëri dhe sot, kur jemi anëtare e NATO-s dhe po ndjekim një rrugë të qartë evropiane. Kemi një numër rekord investimesh, vende të reja pune dhe ulje rekord të papunësisë, rritje të pagave, pensioneve, pagës minimale historike më të lartë, mesataren më të lartë historike, trefish më shumë ndihmë social,e si dhe ndihmën më të madhe historike shtetërore për kompanitë vendore, si për ruajtjen e likuiditetit ashtu edhe për investime të reja në kompani. Të gjithë mund të shohin se çfarë do të thotë të kesh mbështetje evropiane në zhvillim dhe solidaritet kur jemi në rrugën evropiane. Ajo përkrahje do të vazhdojë, me shumë më tepër mjete, përmes programeve dhe fondeve të reja, kur të bëhemi anëtarë të Unionit”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Këtë e tregojnë shembujt e zhvillimit të Rumanisë, Republikës Çeke, Sllovakisë dhe Polonisë, tha Kryeministri Kovaçevski, duke theksuar se një shtet anëtar i BE-së, nga fondet e Unionit, merr mbi 10 herë më shumë fonde për banor se sa vendet kandidate për anëtarësim. Kryeministri shtoi se “këto para nënkuptojnë investime në standardin e jetesës, në vende të reja pune, në jetesë më të mirë të qytetarëve dhe aplikimin e vlerave evropiane në vend, gjë që e presin sidomos të rinjtë në vendin tonë”.

"E kemi mundësinë e papërsëritshme për t'u bërë anëtare e plotë e BE-së deri në vitin 2030!" Dhe ndërkohë, duke vazhduar të bëjmë hapa të reja përpara në rrugën evropiane, përfitimet e hapave të rinj nga BE-ja në Ballkanin Perëndimor do t'i kemi në dispozicion. Një plan i ri për rritjen e Ballkanit Perëndimor është bërë i ditur tashmë nga Kryetarja e Komisionit Evropian, Fon der Lajen. Kjo do të thotë mundësi për qasje në tregun e vetëm të BE-së - një treg me rreth 500 milionë njerëz dhe dyer të hapura për bashkëpunim dhe biznes që do të na lejojë zhvillim të përshpejtuar. Do të thotë, integrim i thellë ekonomik rajonal dhe rritje e fondeve paraaderuese. Dhe është detyrim i të gjithëve tani, kur fokusi evropian ndaj nesh është më i madhi deri më tani, të mos pengojmë perspektivat nga vendi, por përfundimisht të sigurojmë perspektivat evropiane të qytetarëve, të të rinjve dhe vendit tonë”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Kryetari i Qeverisë, Kovaçevski, në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut falënderoi ambasadorin e Bashkimit Evropian, Gir, dhe qytetarët e vendeve anëtare të BE-së, për mbështetjen e madhe nga partnerët tanë evropianë në realizimin e të synimit të madh, strategjik, evropian.

Pas Kryeministrit foli edhe ambasadori evropian Gir, i cili tha se BE-ja do të vazhdojë të investojë në zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin e vendit.

“Qëllimi i mbështetjes nga Bashkimi Evropian është që Republika e Maqedonisë së Veriut të përgatitet për t'u bërë anëtare e plotë dhe të gëzojë përfitimet e anëtarësimit në BE. Për të pasur qasje në resurse më të mëdha”, tha ambasadori Gir.

Euroambasadori Gir vuri në dukje se këto përfitime nënkuptojnë më shumë vende pune, standarde të përmirësuara jetese, mundësi më të mëdha biznesi dhe vuri në dukje mundësitë e hapura nga Plani për rritje për vendet e Ballkanit Perëndimor, qëllimi i të cilëve është qasja në përfitimet e anëtarësimit në BE dhe gjatë procesit të anëtarësimit në BE.

"Këto janë mundësi të mëdha që ju lejojnë të përparoni në reforma dhe në rrugën evropiane," tha ambasadori i BE-së në vend, Dejvid Gir, i cili në një pjesë të fjalimit foli në gjuhën maqedonase .