Kovaçevski-Brnabiq: Ballkani i hapur jep rezultate, me një tag të përbashkët për pikëpagesat, lehtësohet udhëtimi për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, kanë promovuar sot sistemin e përbashkët elektronik të integruar për pikëpagesat rrugore. Në këtë ngjarje, përveç dy kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, morën pjesë dhe folën edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski dhe Goran Vesiç, ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës i Republikës së Serbisë. I pranishëm ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, si dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi.

Me vendosjen e sistemit të përbashkët të integruar për pikëpagesat rrugore gjegjësisht integrimin e dy sistemeve për pikëpagesat rrugore, mundësohet pagimi i pikë-pagesave rroge me një pajisje TAG në vendet nënshkruese të Ballkanit të Hapur, pra aktualisht ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Përfitimi kryesor është se në vend që të ndalojnë ose blejnë një pajisje ose kartë shtesë, qytetarët e të dy vendeve mund të përdorin një pajisje për të paguar pikëpagesat rrugore si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Serbi. TAG-u duhet të regjistrohet në portalin e internetit openbalkan-etc.com dhe të lidhet me kartën bankare të përdoruesit.

“Ky është konfirmimi më i mirë se Open Balkans është një iniciativë që prodhon rezultate, që funksionon dhe që njerëzit e duan. Open Balkan, nëse shikojmë sondazhet e opinionit publik, është e vetmja iniciativë rajonale që ka mbështetje mbi 80% në vendet që janë pjesë e nismës. Dhe kjo sepse iniciativa jep rezultate”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, në fjalimin e tij në manifestimin e sotëm ku së bashku me kryeministren e Serbisë, Brnabiq, promovuan sistemin e përbashkët elektronik të integruar për pikëpagesat rrugore në të dyja vendet.

 

Kryeministri Kovaçevski theksoi se pajisja M-tag e blerë në Maqedoninë e Veriut funksionon në mënyrë perfekte në Serbi dhe nga e premtja e ardhshme ky lloj lehtësimi do të vihet në dispozicion edhe për trafikun e mallrave.

“Ky është një tjetër konfirmim se nisma funksionon pikërisht për të përshpejtuar fluksin e njerëzve, mallrave dhe shërbimeve dhe kapitalit. Kryeministrja Brnabiq tha se falë kësaj iniciative, tregtia ndërmjet dy vendeve është rritur me mbi 25% nga ana jonë në 50%, dhe eksportet në Serbi janë rritur. Janë rritur edhe eksportet nga Serbia në Maqedoninë e Veriut.

Numri i turistëve që erdhën në vendin tonë gjatë 2 viteve të fundit është 500% më i lartë se përpara krijimit të nismës Open Balkans. Ajo që vijon është vendosja e zgjidhjes softuerike për shkëmbimin pa probleme të punëtorëve, në mënyrë që të gjithë të vijnë dhe të regjistrohen përmes një softueri të vetëm në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri pa procedura administrative që sot zgjasin 3 muaj”, thekson kryeministri. Kovaçevski për ngjarjen, duke shtuar se tashmë janë zgjeruar korsitë për kalim më të shpejtë të kufirit, si dhe se ministrat e Punëve të Brendshme të të dy vendeve tashmë janë duke punuar në një zgjidhje të vetme softuerike që do të mundësojë vetëm një kontroll kufitar ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, e cila do ta bëjë edhe më shumë kalimin e kufirit më shpejt.

“Në kuadër të nismës Open Balkans, tashmë kemi rezultate të rëndësishme. Pasi kryeministri Dimitar Kovaçevski ishte në Serbi, kemi vërejtur një rritje të madhe të tregtisë së ndërsjellë. Në vitin 2022 kemi 1.48 miliardë euro tregti. Serbia eksportoi pak më pak se një miliard, dhe Maqedonia e Veriut pak më shumë se 500 milionë. Rritja në anën e Maqedonisë së Veriut është shumë më e lartë, më shumë se 56 për qind dhe nga ana jonë është 16 për qind. Nisma e Ballkanit të Hapur është një gjë e mirë. Ne po vazhdojmë me guxim”, theksoi kryeministrja Brnabiq.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, e përshëndeti iniciativën dhe tha se së bashku me homologun e tij serb, Vesiq, do të punojnë për lehtësim shtesë për udhëtarët dhe kompanitë e transportit.

 “Pagesa elektronik në pikëpagesa tashmë ka shënuar progres, 30% nga pagesa e përgjithshme bëhet përmes pajisjeve elektronike dhe më vjen mirë që kjo politikë burimore është shembull jo vetëm në rajon, por edhe për të gjitha vendet e tjera evropiane”, theksoi ministri Boçvarski.

Goran Vesiq, ministër i Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës së Serbisë deklaroi se tagu i  përbashkët është dëshmi se të dy vendet mund të punojnë së bashku.

“Mbi 7000 automjete me targa serbe kalojnë çdo ditë Maqedoninë e Veriut. Në gjashtë muajt e parë kemi pasur pothuajse 33 milionë vetura në autostrada dhe presim që deri në fund të vitit të jenë gati 72 milionë, që është një rritje prej 4,6 për qind dhe të ardhurave për 12,5 për qind”, tha ministri Vesiq. .

Sistemi i përbashkët i integruar elektronik i pikëpagesate rrugore është paraparë me Memorandumin e Mirëkuptimit - projekti për mbledhjen elektronike të tarifave - Krijimi i një sistemi elektronik ndërveprues të mbledhjes së tarifave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Memorandumi synon të mbështesë përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për të kontribuar në përmbushjen e qëllimeve të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe kufijve të hapur, si dhe vazhdimi i zhvillimit, modernizimit dhe integrimit të infrastrukturës rrugore të vendeve të Ballkanit Perëndimor.