Qeveria nuk do të lejojë hapjen e minierave pa pëlqimin e qytetarëve, koncesionet janë dhënë gjatë viteve 2012 dhe 2013

Në manifestimin e sotëm për promovimin e sistemit të përbashkët elektronik të integruar për pikëpagesa me Serbinë, kryeministri Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve tha se Qeveria nuk do të lejojë hapjen e minierave pa pëlqimin e qytetarëve.

“Qëndrimi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe i kryetarit të Qeverisë është i qartë se nuk mund të ketë minierë nëse qytetarët e rajonit ku është dhënë ai koncesion, pra dy koncesione, nuk mund të ketw nëse qytetarët nuk e duan. Koncesionet i ka dhënë VMRO-DPMNE, ndërsa minierat nuk janë hapur, falë të cilave Qeveria e LSDM-së po udhëheq procedurë për të penguar hapjen e minierave”, theksoi kryeministri Kovaçevski.

Gjithashtu, kryeministri Kovaçevski iu referua edhe koncesioneve për minierën “Ilovica”, të cilat janë dhënë në mandatin e Qeverisë së VMRO-DPMNE-së.

“Koncesionet për minierën “Ilovica” janë dhënë në vitin 2012 dhe 2013 nga Qeveria e VMRO-DPMNE-së. Nuk bëhet fjalë për ndonjë koncesion të ri, por për koncesione të miratuara nga VMRO-DPMNE, ndaj një investitori të huaj. Së dyti, se këto janë vendime të marra në kohën e VMRO-DPMNE-së, për shkak të të cilave vendime shteti tani futet në labirinte gjyqësore. Bëhet fjalë për një numër të madh të vendimeve gjyqësore, një pjesë e të cilave janë në favor të investitorit të huaj që i ka marrë koncesionet në atë kohë”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski sot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetareske lidhur me minierën “Ilovica”.

Në të njëjtën kohë, kryeministri Kovaçevski thekson se Ministria e Ekonomisë do t'i prezantojë vendimet për minierën në mbledhjen e qeverisë.

“Ajo që është synimi i Qeverisë është së pari që çdo vendim për hapjen e një miniere të jetë në përputhje me pritjet e qytetarëve. Domethënë, nëse qytetarët në komunat në rajonin e Strumicës, gjegjësisht në rajonin planor juglindor të Strumicës, Novosellës, Vasilevës, Bosilovës, janë kundër hapjes së minierave, atëherë nuk do të ketë miniera”, ishte decid kryeministri Kovaçevski.

“Atë që Ministria e Ekonomisë, nuk e them ministri i ekonomisë, por ministria, sepse atje ka shërbime që punojnë në të gjithë procedurën gjyqësore që është zhvilluar në vitet e kaluara, duhet të marrë vendime që para së gjithash , do të mbrojë interesat e qytetarëve dhe të shtetit. Kur them interesi i qytetarëve dhe i shtetit, shteti nuk duhet të lejohet të paguajë shuma të mëdha të mjeteve në arbitrazhe, për shkak të koncesioneve të ndërprera”, tha kryeministri Kovaçevski, i cili shtoi se LSDM dhe Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja janë kundër atyre minierave që nga dita e parë.