Shaqiri: me optimizimin e rrjetit të shkollave, përpiqemi për mësim më cilësor dhe gjenerata më të mira të nxënësve

Me ndarjen e përvojave, ideve dhe praktikave të mira të gjithë do të na ndihmoni në krijimin e politikave dhe planifikimin e hapave të ardhshëm në lidhje me optimizimin e rrjetit shkollor për përdorimin racional të burimeve arsimore në dispozicion.

Këtë e theksoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, në forumin për shfrytëzimin adekuat të resurseve shkollore për arsim më cilësor, të organizuar nga MASH, UNICEF-i dhe Banka Botërore, ndërsa ku morën pjesë ekspertë të arsimit dhe përfaqësues nga disa vende të Bashkimit Evropian.

Optimizimi i rrjetit të shkollave në bashkëpunim me komunat është një nga aktivitetet prioritare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Kjo do të mundësojë sigurimin e kushteve më të mira infrastrukturore, si dhe avancimin e burimeve njerëzore. Së bashku me krijimin e formulave të reja për financimin e arsimit fillor dhe të mesëm, janë një ndër komponentët kyç të planit për reformimin e sistemit kombëtar arsimor, për të cilin po punojmë së bashku me Bankën Botërore dhe UNICEF-in ndërsa  janë pjesë e planit strategjik për arsimin 2022-2024, deklaroi Ministri Shaqiri,  duke rikujtuar se në këtë mënyrë do të bëjmë  hap të madh dhe të rëndësishëm  drejt modernizimit të sistemit arsimor kombëtar, i cili do të jetë në gjendje t'i përgjigjet trendeve arsimore botërore. 

Optimizimi i rrjetit shkollor siç theksoi Ministri Shaqiri nuk do të jetë proces i shpejtë dhe i thjeshtë, por duhet të ndodhë. Analizat tregojnë se kemi rrjet shkollor jo efikas në të cilin ka një numër të madh shkollash me shumë pak nxënës, dhe në anën tjetër në rajone  të caktuara ka shkolla të stërmbushura , të cilat përballen me mungesë të hapësirës dhe kuadrove.
Tani punojmë me 10 komuna  model për të pilotuar optimizimin në mjediset e tyre. Falënderoj kryetarët e komunave të cilët u përfshinë me vendosmëri në këtë proces. Përvojat e tyre, si dhe mësimet e nxjerra nga vendet e tjera evropiane, do të jenë veçanërisht të dobishme për ne për të optimizuar me sukses rrjetin e shkollave në të gjitha komunat, tha Ministri Shaqiri.

Qeveria , potencoi Ministri Shaqiri, po punon që shpenzimet publike për arsim, në përqindje të BPV (bruto prodhimit vendor), të afrohen me nivelet e vendeve të zhvilluara, të cilat do të sigurojnë mjete të mjaftueshme për investime në objektet shkollore, blerjen e mjeteve bashkëkohore mësimore, arsimin inkluziv, arsimin në gjuhë të bashkësive të ndryshme etnike dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësve. Por e domosdoshme  është që ato mjete të alokohen më mirë dhe të përdoren në mënyrë më efikase, veçanërisht në arsimin fillor.

Paralelisht me optimizimin, nevojitet edhe formulë e re për ndarjen e mjeteve buxhetore për arsimin fillor. Formula ekzistuese për shpërndarjen e bllok-dotacioneve për arsimin fillor  ndërmjet komunave nuk fillon nga ajo se sa mjete u nevojiten shkollave për të ofruar arsim cilësor për të gjithë nxënësit dhe për të përmbushur standardet arsimore.

Për t'u përballur me këto sfida, Ministria e Arsimit dhe Shkencës tashmë ka përgatitur propozim për formulë të re për ndarjen e bllok-dotacioneve për arsimin fillor. Shpresoj se do ta sjellim së shpejti dhe do të pranohet në sistemin arsimor kombëtar.

Besoj se sot nga ky Forum do të dalin sugjerime dhe konkluzione të mira , të cilat do të kenë  rëndësi të madhe që ne të zbatojmë me sukses procesin e optimizimit të rrjetit shkollor, deklaroi Ministri.