Kryeministri Kovaçevski: Krizën e kthyem në mundësi, çmimi i energjisë elektrike nuk është rritur, janë instaluar kapacitete të reja nga burimet e ripërtërishme sa për 10 qytete

 

“Ne e kemi përballuar me sukses krizën energjetike, nuk ka rritje të çmimit të energjisë elektrike, ka rritje të prodhimit të energjisë elektrike, krizën energjetike nga krizë e kemi kthyer në mundësi”, tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku është duke u zhvilluar seanca për pyetje të deputetëve.

“Viti i kaluar tregoi se sa e rëndësishme është të kesh njohuri dhe përkushtim në sektorin energjetik. Vetëm 12 muaj më parë, ekonomia globale botërore ishte praktikisht në prag të kolapsit për shkak të luftës në Ukrainë dhe mungesës së energjisë elektrike në kontinentin evropian. Në vendin tonë nuk ka munguar energjia elektrike, ngrohja, ushqimi dhe nuk ka pasur kufizime, ky është përfundimi i parë pas përfundimit të krizës energjetike. Së dyti, ne mbrojtëm kompanitë dhe qytetarët. Së treti, miratuam pakon më të madhe të masave kundër krizës për qytetarët për kategoritë më të rrezikuar të qytetarëve dhe për ruajtjen e likuiditetit të kompanive në vlerën 760 milionë euro - sipas të dhënave të Bankës Botërore, më e madhja nga të gjitha vendet. në rajon. Dhe plani dha rezultate”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Kryetari i Qeverisë Kovaçevski theksoi se Qeveria i mbrojti qytetarët, institucionet në arsim dhe shëndetësi, kompanitë nga ngritje të çmimeve - që është në kundërshtim me të gjitha spekulimet dhe përpjekjet për t'i shqetësuar qytetarët se do të ketë restriksione dhe shtrenjtim të energjisë elektrike dhe ngrohjes qendrore.
 

“Çmimi i energjisë elektrike nuk u rrit. Për grupin e parë dhe të dytë të përdoruesve ka mbetur e njëjtë, për ata që përdorin energjinë elektrike. Është rritur për ata që kanë pishina në shtëpi që i ngrohin gjatë dimrit. Për kompanitë në tregun e rregulluar, 72.000 kompani - çmimi i energjisë elektrike është ulur për 20 për qind. Ne kemi siguruar energji elektrike për të gjitha qendrat shëndetësore. A e dini sa kohë nuk janë paguar faturat e energjisë elektrike nga ato qendra shëndetësore?! Gjithçka që nuk paguhej u mbulua. Ne kemi siguruar energji elektrike për të gjitha institucionet arsimore. Menaxhimin me ngrohjen qendrore e ka marrë Qeveria – a është rritur çmimi i ngrohjes qendrore, nuk është rritur, a ka pasur restriksione për ngrohje qendrore, nuk ka pasur restriksione për ngrohje qendrore”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.
 

Krahasuar me vitin paraprak, siç tha Kryeministri Kovaçevski, kemi rritur prodhimin e energjisë elektrike për 44 për qind dhe se “si rezultat kemi arritur të sigurojmë energji elektrike të lirë për prodhuesit e produkteve ushqimore bazë dhe të sigurojmë furnizimin e ndërmarrjeve komunale me energji elektrike të lirë, që të mos ketë mungesë uji”,

 

“Po ju bëj vetëm një krahasim, në tërë mandatin tuaj janë instaluar 18 megavat burime të ripërtërishme të energjisë elektrike. Në kohën e kësaj Qeverie për një vit janë instaluar dhe vendosur në rrjet 210 megavat burime të ripërtëritshme të energjisë elektrike, kapacitet më i madh se kapaciteti i një blloku të REK Bitolla, i mjaftueshëm për të furnizuar konsumin e 10 qyteteve në vend, me një konsum mesatar të energjisë elektrike prej 76.000 amvisërish”, theksoi Kryeministri Kovaçevski, duke vlerësuar se sot bëhet fjalë për rezultate konkrete në fushën e energjetikës.

Kryeministri Kovaçevski tha se në komunat që qeverisen 90 për qind nga opozita ka rritje të çmimeve të shërbimeve komunale, ndonëse kanë marrë edhe energji elektrike të lirë, gjegjësisht energji elektrike prej 100 euro për megavat orë, në kushtet kur çmimi i rrymës ishte 500 euro për megavat orë. Kryeministri vlerësoi se ankesat për mungesë fondesh janë për shkak të shpenzimeve joracionale, gjegjësisht përdorimit të dy të tretave të parave të buxhetit për punësime të përkohshme.