Qeveria miratoi Programin e ri për zbatimin e fondit intervenues në bujqësi

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, e miratoi Programin për zbatimin e fondit intervenues në bujqësi. Mjetet buxhetore për këtë program në lartësi prej 317.000.000 denarë janë paraparë në buxhetin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Nënprogramin 21 - Fondi intervenues për bujqësi.

Mjetet e këtij programi janë të dedikuara për masa intervenuese për mbështetje financiare në bujqësi për zbutjen e pasojave të shkaktuara nga rritja e shpenzimeve të prodhimeve, për prodhimin e kulturave bujqësore në prodhimin bimor dhe blegtoral.

Pas aktiviteteve në terren të Ministrisë, masa e parë që do të zbatohet dhe është me rëndësi vitale për ruajtjen e bujqësisë dhe uljen e humbjeve është masa për shpenzime për sipërfaqet e mbjella me lakër dimërore në natyrë ose për lakrat e dimrit të mbjella në ambient të hapur dhe të shitura deri më 15 prill të vitit 2023 me të paktën 5000 kilogramë për hektar.

Ekonomitë bujqësore që prodhojnë lakër dimërore do të përkrahen me 61.000 denarë për hektar për secilin bujk që i plotëson kushtet. Për këtë qëllim, çdo pronar i një ekonomie bujqësore duhet të paraqesë kërkesë deri më 31 maj, për konfirmimin e të dhënave për sipërfaqen e lakrës së mbjellë dimërore ose shënime të blerjes për lakrën e dorëzuar të blerësit të regjistruar në përputhje me Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural. .Më pas nga data 20 qershor do të mund të aplikojnë për këtë masë në njësitë rajonale të Mnistrisë.

Është planifikuar edhe mbështetje për prodhuesit e prodhimit serrë, që do të krijohet në mënyrë plotësuese në periudhën e ardhshme.

Gjatë vitit, programi parashikon krijimin e masave për mbështetje financiare në prodhimtarinë blegtorale, në atë pjesë ku do të duhet ndërhyrje për uljen e humbjeve nga funksionimi i ekonomive bujqësore.

Me këtë program, sigurojmë siguri te bujqit, se në kushtet të çfarëdo lloj situate të padëshiruar, të shkaktuar nga faktorë të jashtëm dhe si pasojë e luftës në Ukrainë, do të ketë fonde në buxhet për të mbështetur dhe për të reduktuar humbjet e ekonomive bujqësore. Këtë e konfirmuam vitin e kaluar kur për herë të parë dhe të vetmin në rajon krijuam një Fond intervent, i cili mbrojti ndjeshëm prodhimin vendor. Por jo vetëm kaq, ne arritëm të rrisim edhe prodhimin vendor të grurit, lulediellit dhe elbit, që është një sukses i madh, sidomos nëse dihet që një rezultat të tillë e kemi arritur në kushte krize, tregu të trazuar të repromaterialeve, çmimeve të larta të e plehrave artificiale dhe mungesa e produkteve ushqimore në treg.