Kovaçevski: Me Korridorin 10-d e pozicionojmë vendin në hartën e infrastrukturës së Evropës, hapim mundësi për biznese dhe vende të reja pune

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në Prilep, mori pjesë dhe mbajti fjalim në manifestimin e fillimit të realizimit të autostradës Prilep-Manastir, në kuadër të aktiviteteve për ndërtimin e Korridorit 10- d, i cili së bashku me Korridorin 8 është projekti më i madh infrastrukturor në historinë e shtetit.

Në bashkëngjitje ju dërgojmë fjalimin integral të Kryeministrit Kovaçevski:

 “Është nder dhe kënaqësi që sot shënojmë fillimin e realizimit të projektit më të madh infrastrukturor në vendin tonë në Korridorin 10-d, përmes punimeve përgatitore, të cilën tashmë mund ta vëreni, këtu në këtë rrugë, në autostradën e ardhshme Prilep-Manastir.

Ky është një projekt me interes kombëtar dhe strategjik për vendin, nga i cili do të përfitojnë qytetarët, ekonomia dhe vendet e lidhura me këtë Korridor. Ndërtimi i Korridorit 10-d është një investim dhe trashëgimi e përhershme për brezat e ardhshëm.

Më vjen mirë që partnerët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës , njohin rëndësinë e politikave të qeverisë që ndërmarrim për zhvillimin e infrastrukturës, veçanërisht përfitimin që do të ketë jo vetëm vendi ynë, por edhe vendet fqinje nga ndërtimi i projektit më të madh të infrastrukturës, Korridoret 8 dhe 10 -d. Dhe gjatë vizitës sime të punës në SHBA morëm mbështetje të fortë dhe u shpreh një kënaqësi e madhe, që pikërisht konsorciumi “Bektel dhe Enka”, i përbërë nga një kompani amerikane dhe turke, është kontraktor i këtij projekti strategjik.

Ndërtimi i seksionit Prilep-Manastir, në kuadër të Korridorit 10-d, në gjatësi prej 40 kilometrash, së bashku me autostradën e Korridorit 8, paraqesin investimin më të madh kapital në vendin tonë, i cili do të jetë pikë kthese në zhvillimin e  vendit tonë.

Një investim, me realizimin e të cilit vendi ynë do të kthehet përfundimisht nga një rrethrrotullim në Ballkan në një udhëkryq të vërtetë të Ballkanit. Një investim, me të cilin e pozicionojmë Maqedoninë e Veriut në hartën ekonomike dhe infrastrukturore të Evropës. Atë që ishte një angazhim strategjik afatgjatë i shumë qeverive, kjo Qeveri po e realizon sot.

Sot kontrollova një fakt, ai është se që nga pavarësia e vendit tonë, pothuajse në 90% të rasteve, ministrat e transportit dhe lidhjeve kanë qenë ose nga Prilepi ose nga Manastiri ose nga Resnja dhe asnjëherë nuk kanë ndërtuar autostradën ndërmjet Manastirit dhe Prilepit. Për këtë arsye ministri nga Shtipi, Blagoja Boçvarski së bashku me Ejup Rustemin do ta ndërtojnë autostradën nga Prilepi në Manastir ose nga Manastiri në Prilep, siç duan qytetarët.

Ne investojmë në projekte kapitale me rëndësi historike, sepse lidhim jo vetëm qytete, rajone, por lidhim edhe vendin tonë me vendet përreth dhe me botën, me infrastrukturë rrugore moderne që do të tërheqë turistë, por edhe investitorë të huaj, të cilat do të përmirësojnë imazhin e vendit tonë në botë.

Korridoret 8 dhe 10-d, që deri tani ishin vetëm në letër, janë projekti më i madh infrastrukturor në vendin tonë në sektorin e rrugëve. Për herë të parë, pas 30 vitesh, po lidhemi me lindjen dhe perëndimin përmes infrastrukturës moderne, po lidhemi me portet e reja në Durrës dhe Burgas, po forcojmë lidhjet e transportit me rajonin.

Përfitimet e ndërtimit të këtij projekti janë të mëdha dhe nga disa aspekte. Ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10-d nënkupton 8000 vende të reja pune, investime të reja prej 1.3 miliardë euro dhe rritje nominale të BPV-së prej 2% në vit për pesë vitet e ardhshme. Njëkohësisht me realizimin e këtij projekti hapen mundësi për biznese të reja, ndërtim objektesh të reja nga aktivitete të ndryshme, pika karburanti, restorante, hotele, resorte, objekte biznesi. Këto janë mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës, për punësimin e banorëve të qarqeve ku do të kalojnë autostradat e korridoreve.

Tek ne më zhvilluara janë rajonet të cilat gjenden te koridorri 10, dhemb pak të zhvilluara në rajon të cilat gjenden në korridorin 8 të pandërrtuar asnjëherë,  verilindja dhe jugperëndimi i vendit. Me këtë sigurojmë edhe zhvillim të balancuar rajonal, duke pasur parasysh se tashmë po ndërtohet rruga ekspres deri në kufirin me Bullgarinë.

Hapja e bizneseve të reja nënkupton edhe tatimpagues të rinj dhe hyrje të reja në thesarin e buxhetit të shtetit, gjë që ndikon më tej në zhvillimin e ekonomisë, komunitetit të biznesit dhe në fund në rritjen e ekonomisë dhe mundësitë për investime në arsim, shëndetësi dhe shërbime më të mira për qytetarët.

Ne po investojmë në rrugë moderne, që do të përmirësojnë sigurinë dhe cilësinë në infrastrukturën rrugore.

Nga viti 2017 deri në vitin 2022 janë investuar 1 miliard euro në ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve. Në 32 vitet e fundit në vend janë ndërtuar dhe vënë në përdorim 186 kilometra autostradë ose 5.8 kilometra autostradë në vit. Tani me Marrëveshjen për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-d kemi filluar punën përgatitore për ndërtimin e rreth 110 kilometra autostradë në 4 vitet e ardhshme ose 23 kilometra autostradë në vit.

Me ndryshimin e zgjidhjeve aktuale ligjore, do të sigurohet një ekzekutim më i shpejtë dhe më i mirë i korridoreve, si dhe i të gjitha projekteve strategjike të ardhshme si ky, që i hap rrugën rritjes së shpejtë ekonomike të shtetit.

Ndryshimet ligjore parashikohen për infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe energjetike me rëndësi strategjike për vendin.

Këto shifra janë dëshmi e përkushtimit tonë për përmirësimin e kushteve për jetën e qytetarëve. Me ndërtimin e dy korridoreve 8 dhe 10-d po investojmë paratë e qytetarëve në të ardhmen e tyre, në rrugë të sigurta, infrastrukturë cilësore dhe vende pune më të mira e konkurruese.

Investimi në rrugë është gjithashtu një investim në të ardhmen tonë. Për realizimin e projekteve të mëdha strategjike nevojiten hapa të guximshëm dhe të vendosur në interes të qytetarëve.

E kam deklaruar shumë herë dhe kësaj radhe do ta përsëris - nuk do të devijoj nga investimet në infrastrukturë dhe nga investimet në pavarësinë energjetike të shtetit, investimet në rritjen e kapaciteteve energjetike të shtetit, sepse janë parakusht për rritjen ekonomike të vendit, për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne.

Synimi im dhe i Qeverisë është që të kemi një vend të begatë me rrugë moderne dhe të sigurta, një vend që do të bazohet dhe promovon katër liritë mbi të cilat mbështetet Bashkimi Evropian – lëvizjen e lirë të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve.

Synimi im dhe i Qeverisë është që të kemi një vend të begatë me rrugë moderne dhe të sigurta, një vend që do të bazohet dhe do të promovoj  katër liritë mbi të cilat mbështetet Bashkimi Evropian – lëvizjen e lirë të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve.

Lëvizja e lirë nuk ekziston pa ndërtimin e korridoreve. Besoj se këto synime janë të arritshme për ne, sepse nuk ka qëllim të paarritshëm.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë në rrugën e progresit, do të vazhdojë të investojë në infrastrukturë dhe projekte që do të sigurojnë përparim të shpejtë dhe prosperitet të shtetit, kushte më të mira të jetesës për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm të qytetarëve tanë.

Uroj punë dhe performancë të suksesshme  edhe në këtë Korridor 10-d, i cili do të sjellë një të ardhme më të mirë për vendin tonë, por edhe për vendet përreth nesh dhe më gjerë.

Së fundi, dua t'i porosis Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve  dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore dhe "Bektel dhe Enka", miq, zonja dhe zotërinj - të hyjmë në punë, mjaft folëm”.