Kovaçevski: Qeveria dhe kompanitë duhet të tregojnë unitet për mbrojtjen e qytetarëve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, kanë vizituar sot kompaninë e prodhimit të ve “Vezë Sharri”.

Gjatë vizitës u diskutua me pronarin e kompanisë, Arben Abdurrahmani, për sfidat e krijuara nga kriza ekonomike dhe energjetike, prandaj është më se e nevojshme të tregohet unitet në marrjen e masave dhe zgjidhjeve, për të mirën e së ardhmes së të gjithë qytetarëve.

Në vazhdim ju përcjellim deklaratën e Kryeministrit Kovaçevski:

“Sot me ministrin e Ekonomisë Bekteshi po vizitojmë kompaninë “Vezë Sharri” dhe në fillim dua të falënderoj zotin Arben për mikpritjen.

Qeveria në periudhën e fundit është e fokusuar në stabilizimin e çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe barazi për të gjithë është baza e punës sime, prandaj Qeveria që unë drejtoj vepron në disa nivele.

I vetëdijshëm për të gjitha sfidat e imponuara nga kriza ekonomike dhe energjetike, unë qëndroj për solidaritet dhe drejtësi, duke u kujdesur që askush të mos përballet i vetëm me një krizë të vështirë.

Në bisedën me punonjësit e kompanisë “Vezë Sharri”, si dhe me të nderuarin z.Arben, konkluduam se duhet të tregojmë unitet, për të mirën e shtetit dhe për të mirën e qytetarëve në këtë krizë.  E fundit prej një sërë ngrirjesh të çmimeve për produktet ushqimore bazë janë vezët e pulës.

Me këtë Qeveria pamundëson rritjen e çmimit të këtyre produkteve para Pashkëve dhe para Bajramit.
Ditët e fundit më keni parë me ministrin Bekteshi, shpesh duke vizituar markete, në terren së bashku me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, por në të njëjtën kohë të gjithë inspektorët që janë pjesë e ISHT-së janë në terren për të përcaktuar saktësisht nëse masat respektohen nga të gjithë ata që janë pjesë e tregut dhe shitjes së produkteve ushqimore bazë.

Mund të konkludojmë se kemi furnizim të rregullt të të gjitha shitjeve me pakicë me të gjitha produktet ushqimore bazë dhe se në pjesën më të madhe janë respektuar masat për kufizimin e çmimeve të produkteve ushqimore bazë.

Tashmë e dini se kemi ngrirë çmimin e bukës, kemi ngrirë çmimin e një pjese të pastave gjatë së cilës edhe e ulëm edhe e ngrimë çmimin e një pjese të produkteve bazë të industrisë së qumështit.

Për mbrojtjen e qytetarëve morëm vendim që i detyron shitësit të kenë të paktën 70% të blerjeve që kanë pasur gjatë muajve janar dhe shkurt në furnizimin me vezë pule gjatë periudhës kur çmimet janë ngrirë, që do të thotë deri më 30 prill. .

Kjo është bërë për faktin se në vendin tonë për momentin ka çmimin më të ulët të vezëve, rreth 0.14 eurocent, ndërsa çmimi i të njëjtit produkt në vendet përreth është të paktën 0.20 eurocent.

Këto janë masa konkrete në të cilat nuk ka paqartësi dhe duhet të respektohen. Në terren, inspektorati deri më tani ka kryer 500 kontrolle nga shërbimet inspektuese, të cilat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Para se të miratoheshin masat kundër krizës, kam pasur konsultime të shpeshta me ME-në, ku përfshiheshin ekspertë, punëdhënës, shoqata, përfaqësues të Odave të Tregtisë në vend, prodhues siç është edhe drejtori i këtij kapaciteti prodhues të madh dhe synimi im ishte që Qeveria të mos e linte askënd të vetëm të përballej me pasojat e kësaj krize.

Me masat që miratuam gjatë vitit 2022 dhe që i vazhduam në vitin 2023, ne i drejtuam për rreth 750 milionë euro për qytetarët dhe për ruajtjen e likuiditetit të kompanive.

E kam thënë disa herë cilindo qytet apo fshat në vendin tonë, shkoni e vizitoni, pothuajse kudo do të hasni në një shenjë se është realizuar një projekt me fondet e programit IPARD të BE-së. Për ne është shumë e rëndësishme që të gjithë këtë ta shohim së bashku me miqtë tanë nga komuniteti ndërkombëtar, të marrim mbështetjen e tyre drejt ndërtimit të një vendi ekonomikisht të fuqishëm dhe fitimprurës, konkurrues në tregjet ndërkombëtare.

Një përvojë të tillë pozitive ka edhe "Vezë Sharri", e cila përmes këtij programi ka investuar në modernizimin e pajisjeve prodhuese, si dhe në ndërtimin e një kompleksi bashkëkohor bujqësor-blegtoral.

Kompania Vezë Sharri ka financuar projektin më të madh në vend së bashku me programin IPARD në rritjen dhe modernizimin e prodhimit të tyre.

Më vjen mirë që jo vetëm si shtet, por edhe shumë kompani në vend mbështesin Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane për një ekonomi të qëndrueshme, e cila përfshin kthimin e sfidave klimatike dhe të mjedisit në mundësi dhe përfitime për shtetin dhe qytetarët.

Është për t'u përshëndetur  inovacioni dhe vizioni në filialin e tyre ELEKTRO SHARRI, i cili është impianti i parë i biogazit në Republikën e Maqedonisë së Veriut që prodhon 1MW/h dhe gjithashtu kanë një central fotovoltaik prej 250 megavat, që do të thotë se ata janë një prodhues vërtet i madh i energjisë elektrike, duke përmirësuar kështu bilancin energjetik të vendit, ndërsa në pjesën më të madhe ata i furnizojnë nevojat e tyre me energji elektrike nga prodhimi i tyre.
Qeveria e përgjegjshme, ka forcë, ka përgjegjësi dhe di të ndërhyjë kur është e nevojshme. Të gjitha këto i bëjmë për cilësinë e jetës së qytetarëve tanë dhe mbrojtjen e kompanive.

Dua t’ju falënderoj për mikpritjen në këtë kompani me të vërtetë të madhe.

Faleminderit për punën, përkushtimin dhe bashkëpunimin që kemi pasur gjatë gjithë këtyre muajve të krizës dhe vërtet është dëshmuar se ekonomia dhe Qeveria së bashku me qytetarët mund ta kalojnë këtë krizë ekonomike dhe energjetike.

Dhe në fund të dalim fitues edhe me rritjen e pensioneve, rritjen e pagave dhe rritjen e prodhimit të energjisë elektrike edhe me çmime të ulura e të ngrira në tregje që të mos ndodh disbalanc në treg.