Kovaçevski viziton Telekomin e Maqedonisë: Krijojmë klimë të favorshme për investime të sigurta, nevojiten investime të reja për rritje dhe zhvillim të vazhdueshëm të ekonomisë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, vizitoi kompaninë Telekomi i Maqedonisë, ku u takua me drejtorin ekzekutiv kryesor të kompanisë, Nikolla Lushev dhe me anëtarin e Bordit të Drejtorëve të Dojçe Telekom për Evropë, Dominik Leroj. Në takim morën pjesë edhe zëvendësministri i Financave, Filip Nikolloski dhe kryetar i Bordit të Drejtorëve të Telekomit të Maqedonisë, Zoran Kitanov.
Ata diskutuan për sukseset e arritura të kompanisë, si dhe për planet investuese për periudhën e ardhshme.

“Telekomi i Maqedonisë është marka jonë e njohur, e cila është pozicionuar si një kompani që është shtytëse e digjitalizimit në shoqëri,e njohur edhe në aplikimin e teknologjive të reja. Telekomi i Maqedonisë është filial i Dojçe Telekom, një nga kompanitë më të mëdha gjermane. Gjermania është një vend që ka qenë një mik dhe mbështetës i madh i vendit tonë që në ditën e parë të pavarësisë. Ai bashkëpunim, si i shteteve ashtu edhe i kompanive në këtë vend, mund të shihet përmes rritjes së nivelit të investimeve dhe progresit në rritje të vendit tonë, në të cilin, natyrisht, rol të madh luan një kompani si Telekomi i Maqedonisë. Viti i kaluar për Telekomin e Maqedonisë ishte vit i investimeve të mëdha, që mundësoi zgjerimin e rrjetit optik në vend, por edhe futjen e teknologjisë 5G”, tha Kryeministri Kovaçevski në fjalimin e tij gjatë vizitës në Telekomin e Maqedonisë dhe shtoi:

“Angazhimi për të menduar gjithmonë tre hapa përpara, menaxhimi i mirë i proceseve për t'i ofruar një shërbim më të shpejtë dhe më efikas qytetarëve, por edhe puna e palodhur dhe e përkushtuar, janë parime të punës, të cilat në karrierën time i kam aplikuar edhe këtu, në këto zyra dhe sot si Kryetar i Qeverisë”, tha Kryeministri Kovaçevski, duke e përgëzuar menaxhmentin për funksionimin e suksesshëm të kompanisë dhe përparimin në fushën e telekomunikimit. Ai falënderoi për mikpritjen dhe ftesën e menaxhmentit të Telekomit të Maqedonisë, duke theksuar se vizita në Telekom ngjall emocione pozitive tek ai.

“Vetëm të qenit këtu më jep emocione vërtet pozitive dhe kujtime pozitive sepse pjesën më të madhe të karrierës time e kalova në këtë kompani, e cila bëri hapat më të mëdhenj dhe më të guximshëm në digjitalizimin e vendit, sjelljen e telefonave celularë, prezantimin e televizionit digjital, ndërsa tani ata vazhdojnë gjeneratat e reja gjegjësisht menaxherët dhe punonjësit me vendosjen e teknologjisë së re. Prezantimi i shumë përmbajtjeve të rrjetit MK Telekom dhe sigurisht përmirësimi i rrjetit celular në një nivel më të lartë dhe më sipërfaqësor”, tha Kryeministri Kovaçevski, duke shkëmbyer përshtypjet me punëtorët e kompanisë, me të cilët u takua edhe gjatë vizitës.

Kryeministri potencoi se është krenar për faktin se Telekomi i Maqedonisë ende funksionon me sukses dhe e konsideroi lajm të mirë që kompania vitin e kaluar shënoi rritje prej pesë për qind të të hyrave nga shitjet, me parashikime për plane të reja investuese në të ardhmen.

Ai përmendi edhe mbështetjen që e siguron Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Qeveria që unë udhëheq krijon kushte më të mira dhe klimë të favorshme për investime të sigurta në teknologjitë e reja dhe investimet e reja janë ato që duhen për rritjen dhe zhvillimin e vazhdueshëm të ekonomisë dhe shtetit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në kushtet e pasigurisë dhe në kushtet e një krize të madhe energjetike dhe ekonomike. Krizën e shndërruam në mundësi dhe prandaj si Qeveri arritëm të përforcojmë pozitën ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut dhe të arrijmë shumë synime strategjike që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të vendit.

Maqedonia e Veriut është vend anëtar i NATO-s dhe vend me fillimin e negociatave me BE-në, e cila është bazë për pozitën e fuqizuar ekonomikisht të vendit, por edhe një nxitje për investitorët e huaj dhe vendas që ta shohin Qeverinë si partnerin e tyre për përparim dhe zhvillim”, tha Kryeministri Kovaçevski në fjalimin e tij gjatë vizitës në Telekomit Maqedonas.

Ai shtoi se Qeveria përpiqet të krijojë kushte të nivelit botëror, sepse prioriteti kryesor i saj është investimi i sigurt dhe funksionimi i qetë i kompanive.

"Kushtet e favorshme për investime të reja nënkuptojnë vende të reja pune të paguara mirë dhe kjo në fund do të thotë një shtet ekonomikisht i fortë që siguron një standard më të mirë jetese për qytetarët," konsideron Kryeministri Kovaçevski.

Kryeministri ka takuar dhe biseduar edhe me përfaqësues të Deutsche Telekom. Anëtari i Bordit të Drejtorëve të Dojçe Telekom për Evropë, Dominik Leroj, fillimisht falënderoi Kryeministrin për vizitën.

“Është një nder i madh që jeni sot këtu dhe siç thatë edhe për ne ky është një takim emocional, ndaj Ju faleminderit. Dojçe Telekom ka qenë një investitor i rëndësishëm strategjik në Maqedoni për 22 vitet e fundit, si aksionar shumicë i Telekomit Maqedonas. Gjatë kësaj periudhe Dojçe Telekom solli ekspertizën dhe praktikat më të mira ndërkombëtare dhe e shndërroi kompaninë në një operator bashkëkohor, me investime prej afër 70 milionë euro gjatë vitit 2022, ndërsa nëse shikojmë të gjithë periudhën që kur kemi investuar në Telekomin Maqedonas, që nga viti 2001, një miliard euro në kompani dhe sigurisht në shtet.

Mund të them se Telekomi Maqedonas ka fokus të fuqishëm në sigurimin e ndërlidhjes më të mirë për qytetarët e Maqedonisë, përvojën më të mirë të përdoruesve, si dhe në digjitalizimin e vazhdueshëm të vendit, që është në të mirë të përdoruesve, kompanive dhe Qeverisë. Jemi krenarë që kontribuojmë në përfshirjen digjitale dhe mundësojmë digjitalizimin e gjerë të vendit, në bashkëpunim të mirë me partnerin tonë aksionar, Qeverinë  maqedonase”, theksoi Leroj gjatë vizitës së tij në Telekomin Maqedonas, ku u takua me Kryeministrin Kovaçevski.