Zgjidhje e re ligjore për cilësi më të lartë dhe në kohë për prokurim dhe dorëzim të teksteve shkollore

Për momentin është duke u  përgatitur draft-versioni i parë i Ligjit të ri për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm, për të cilin është duke punuar grup i përbërë nga përfaqësues të disa institucioneve dhe faktor të interesuara në procesin edukativo-arsimor.

Kjo është nismë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Shërbimit Pedagogjik, me të vetmin qëllim që të avansohet cilësia e përmbajtjes së teksteve shkollore, të zvogëlojë paraqitjet për gabime të natyrës së ndryshme në përmbajtje dhe njëkohësisht të thjeshtojë procesin  e prokurimit dhe dërgimit në kohë deri te shkollat.

Nevoja për Zgjidhje të re ligjore në interes të sistemit arsimor dhe cilësisë së procesit edukativo-arsimor në vend është më se e dukshme për shkak të domosdoshmërisë së vendosjes së më shumë filtrave shtesë për kontroll gjatë përgatitjes dhe miratimit të përmbajtjes së teksteve shkollore, si edhe gjetja e  mënyrës për të inkurajuar  sa më shumë konkurrencë, gjegjësisht  numër më të madh autorësh me dorëshkrimet e tyre, si dhe recensentëve për miratimin e dorëshkrimeve për të aplikuar në shpalljet publike.

Në  Zgjidhjen e  re ligjore do të integrohen të gjitha propozimet konstruktive të cilat që nga janari kanë arritur në adresën e  MASH-it, kur opinoni u ftua të jepte vërejtje dhe sugjerime për Zgjidhjen ekzistuese ligjore, e cila është bazë për zhvillimin e  zgjidhjes së re më të mirë.

Debati publik do të vazhdojë me përcjelljen e projekt-Zgjidhjes ligjore në Qeveri, prej nga do të publikohet në sistemin ENER ,ndërsa më pas do të përcillet në Kuvend për diskutim përfundimtar dhe miratim përfundimtar