Kovaçevski nga Ohri: Të tregojmë pjekuri dhe të bashkohemi për të mirën e përbashkët

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministrin e Drejtësisë Nikolla Tupançevski dhe ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Admirim Aliti, sot në Ohër morën pjesë në shënimin e festës së madhe krishtere, Uji i Bekuar.

Pas ceremonisë së shenjtërimit të ujërave të liqenit të Ohrit dhe vendosjes së kryqit të shenjtë, Kryeministri Kovaçevski foli me qytetarët e pranishëm dhe tha se është bukur në një festë kaq të madhe të jesh në Ohrin tonë të lashtë, duke ju uruar atyre dhe të gjithë qytetarëve në vend shëndet, gëzim, paqe, mirëqenie personale dhe familjare. Gjithashtu  uroi edhe qytetarin që kapi kryqin, duke besuar se do t'i sjellë fat.

Kryetari i Qeverisë, Kovaçevski, në mëngjes mori pjesë edhe në liturgjinë në kishën e Fjetjes së Shën Mërisë, e cila  shërbente për nder të festës së sotme të madhe krishtere Uji i Bekuar.

Në bisedën me peshkopët dhe qytetarët e pranishëm, Kryeministri Kovaçevski tha se simbolika e hyrjes në ujërat, si përkujtim i pagëzimit të Jezusit në lumin Jordan, është e rëndësishme edhe për shkak të mesazhit të përjetshëm që dërgon festa, se në natyrën e njerëzve është shansi për të qenë person më i mirë.

Dhe dita e sotme i drejtohet pikërisht rindërtimit si një pjesë e rëndësishme në zhvillimin shpirtëror të njerëzve dhe për të mirën e shoqërisë.

“Me mirëkuptim dhe kujdes të ndërsjellë për njëri-tjetrin, të tregojmë pjekuri shpirtërore dhe t'i japim mbështetje të përbashkët paqes dhe zhvillimit si një e mirë e përbashkët. Qoftë e gëzuar dhe e përjetshme festa e madhe krishtere, Uji i Bekuar!”,  uroi Kryeministri Kovaçevski, në urimin e festës në Ohër.