Kovaçevski për Ujin e Bekuar: Të bashkohemi në aspiratat për paqe dhe prosperitet

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski,  dërgoi letër në të cilën uron  festën e madhe krishtere  Uji i Bekuar,   kreut të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë, z. Stefan, Sinodit të Shenjtë të Ipeshkvijve, klerikët dhe murgjit e KOM-KO dhe të gjithë besimtarëve të cilët sot festojnë festën.

“Simbolika e kremtimit shekullor të Ujit të  Bekuar në Kishë dhe në traditën popullore, që kujton pagëzimin e Jezusit në lumin Jordan, ka një kuptim të thellë dhe thelbësor, sepse tregon përtëritjen si pjesë të pashmangshme të zhvillimit shpirtëror të personit, por edhe të komunitetit.

Sot, e mira e përbashkët është që të sigurohet  paqja dhe sigurimi i ekzistencës dhe prosperitetit me mirëkuptim, kujdes ndaj njëri-tjetrit dhe me mbështetje të përbashkët të zhvillimit, si sfidë dhe detyrim i çdo njeriu të ndërgjegjshëm dhe të gjithë jemi të thirrur drejt  këtij synimi për të investuar dhe bashkuar aspiratat tona.

Qoftë e gëzuar dhe e përjetshme festa e madhe krishterë, Uji i Bekuar”, ka shkruar në letrën drejtuar kreut të KOM – KO, z. Stefan, Kryeministri Dimitar Kovaçevski.