Trajnim njëditor për orientim të aktivitetevepunuese të “Qendrave për Diasporë” në nivel lokal

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit në fushën e diasporës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe komunave, hapi i radhës është trajnimi që do t'i orientojë punonjësit në këto zyra në kryerjen efektive të detyrave të reja dhe inkurajimin e bashkëpunimit të koordinuar ndërmjet punonjësve nga të gjitha komunat pjesëmarrëse në këtë projekt dhe punonjësve të Ministrisë së Shoqërisë Informative dhe Administratës që do të bashkëpunojnë me ta, si dhe të përfaqësuesve të tjerë të institucioneve të përfshira në Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së RMV-së dhe komunave dhe në Strategjinë nacionale për bashkëpunim në fushën e diasporës.

Me iniciativën e ministrit të angazhuar për diasporë Dr. Xhemail Çupi dhe në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracion - Shkup dhe MSHIA, sot në hapësirat e hotelit Double Tree by Hilton u mbajt trajnim njëditor për orientim të aktiviteteve punuese dhe fuqizimit të kapaciteteve të institucioneve në të mirë të diasporës.