Kovaçevski – Dokrti: Mbështetje e fuqishme nga Mbretëria e Bashkuar për përparimin e mëtejshëm të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me ministrin për Evropë nga Britania e Madhe, Leo Dokrti.

Në takim u konfirmua miqësia e madhe, sinqertë dhe e shumëvjeçare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Britanisë së Madhe, e cila që nga pavarësia e shtetit e deri sot kontribuoi në zhvillimin e proceseve demokratike në vendin tonë.

Anëtarësimi në NATO vlerësohet se është një hap i rëndësishëm para në zhvillimin e vendit tonë dhe theksohet rëndësia e partneritetit në kuadër të Aleancës ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut.

Mbështetje e fuqishme u përcoll për politikat zhvillimore të shtetit dhe në realizimin e proceseve reformuese.

Në këtë drejtim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zbatimin e reformave institucionale, si dhe në energjetikë.

Kryeministri Kovaçevski shprehu mirënjohje për ministrin për Evropë, Dokrti, për faktin se Maqedonia e Veriut dhe Ballkani Perëndimor janë ndër prioritetet e Mbretërisë së Bashkuar në politikën e jashtme dhe janë të një rëndësie të madhe për stabilitetin dhe sigurinë e tërë rajonit.

Kryetari i Qeverisë Kovaçevski theksoi se Ballkani duhet të jetë i ndërlidhur dhe pjesë e Bashkimit Evropian dhe se tani është momenti që Republika e Maqedonisë së Veriut të ecë përpara dhe të hyjë në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Kovaçevski theksoi edhe rëndësinë e mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar duke theksuar  zhvillimin e demokracisë parlamentare, arsimit dhe partneritetit tregtar të vendit.

Në takim u bisedua edhe për tejkalimin e sfidave të krizës ekonomike dhe energjetike nga këndvështrimi global, si dhe për çështje të tjera aktuale me rëndësi për vendin tonë dhe rajonin.