Kovaçevski: Me buxhet zhvillimor për Ministrinë e Punëve të Brendshme prej 182,7 milionë euro, krijojmë polici efikase, të përgjegjshme dhe moderne, roje të rendit dhe paqes

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot në konferencë për  shtyp  prezantuan Propozim buxhetin e MPB-së për vitin 2023.

Kryeministri njoftoi se me rritjen prej 6% vitin e ardhshëm, buxheti i kësaj Ministrie do të jetë gjithsej 182.7 milionë euro, mjete të cilat janë të destinuara për modernizimin, profesionalizimin dhe kushtet më të mira të punës së policisë në interes të qytetarëve, paqes dhe stabilitetit në vend.

Në vazhdim përcjellin fjalimin e plotë të Kryeministrit:

“Themeli i sistemit tonë të sigurisë është një  polici e përgatitur dhe e pajisur mirë dhe për këtë arsye Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e rrit buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për 6% për vitin 2023. Buxheti i propozuar i MPB-së për vitin e ardhshëm është 182.7 milionë euro.

Si Qeveri po krijojmë një polici efikase, të përgjegjshme dhe moderne, roje të rendit dhe të ligjit dhe roje të demokracisë, prandaj edhe viti që është para nesh, pavarësisht sfidave që na i imponon kriza energjetike dhe ekonomike, nuk do të ndalemi me pagesën e rregullt të pagave dhe shpërblimeve për policët, me blerjen e pajisjeve të reja, mjeteve të reja të punës, ndërsa do të vazhdojnë edhe investimet në renovimin dhe rikonstruksionin e objekteve ku punojnë nëpunësit e policisë dhe shërbimet e tjera të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Punonjësit e MPB-së kryejnë funksion shumë të përgjegjshëm, me përkushtimin e tyre në punën e tyre marrin përsipër rrezikun dhe ne si Qeveri e respektojmë këtë, prandaj për tre herë deri më tani kemi rritur pagat për të gjithë punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme me 5%, dhe përveç pagesës së rregullt të pagave, rregullisht paguhen edhe shtesat e parapara.

Dhe në këtë Propozim-buxhet është planifikuar pikë për pagesën e bonus pagave për vitin 2022, për mbi 150 orë punë jashtë orarit në vit. Qeveria zgjidhi një problem të madh që ishte në dëm të buxhetit dhe në dëm të policisë. Vite më parë, punonjësve të policisë nuk u paguheshin paga bonus, për të cilat me të drejtë ata bënë padi për të realizuar të drejtat e tyre, ndërsa  shteti paguante dëmshpërblim nga buxheti. Për këtë arsye Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja e ndryshoi atë praktikë të papërshtatshme. Deri më tani janë paguar pagesat e mbetura të pagave bonus të papaguara dhe ne kemi vazhduar t'i paguajmë rregullisht për vitet 2017, 2018, 2019, 2020 dhe 2021.

Qeveria synon dhe punon për anëtarësimin sa më të shpejtë të Maqedonisë së Veriut në BE, prandaj është obligim që çdo polic të ndihet edhe më i vlerësuar në shoqëri, me shanse më të mira për jetë cilësore, por edhe kushte më të mira e më cilësore të punës, të ngjashme me standardet europiane. Prandaj në Propozim-buxhetin e MPB-së për vitin 2023 janë ndarë mjete për trajnime dhe edukim të policisë dhe përsosje profesionale në vend dhe jashtë vendit, për rezultate edhe më të mira dhe më të suksesshme në punë.

Duhet të theksoj se është veçanërisht e rëndësishme që MPB-ja është e hapur për forca të reja të kuadrove të reja të cilat patjetër që do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të integritetit profesional të policisë. Prandaj kandidatët e rinj të policisë, mundohemi që nga fillimi t’i motivojmë, në Propozim-buxheti n janë paraparë mjete për furnizimin e uniformave të reja për kadetët e rinj të  policisë.

 Mjetet janë planifikuar gjithashtu për blerjen e një sistemi të ri bashkëkohor për identifikimin e gjurmëve të vijave papilare nga gishtat dhe pëllëmbët, i cili do të përmirësojë efikasitetin e Departamentit të Ekzaminimeve dhe Ekspertizave Teknike Kriminale, digjitalizimin e mjekësisë ligjore, përmirësimin e sistemeve të sigurisë me të cilat do të ndërmerren veprime parandaluese për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në vend, si dhe mbrojtjen e jetës dhe sigurisë personale dhe pronës së qytetarëve.

E gjithë kjo do të ndikojë në uljen e krimit dhe do të rrisë efikasitetin e hetimeve për disa lloje shkeljesh rrugore, por do të nënkuptojë edhe një polici bashkëkohore, të pajisur, profesionale dhe efikase.

Policia punon 24 orë në 7 ditë në javë dhe kushtet në të cilat ajo kryen detyrat e saj janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Prandaj ne si Qeveri e kemi marrë përsipër që t'u ofrojmë kushte dinjitoze pune pjesëtarëve të MPB-së. Deri më tani janë rikonstruktuar 78 objekte, shumica e tyre me efikasitet energjetik. Këto ishin objekte të rrënuara, sepse në periudhën e kaluar nuk ishte kujdesur fare se në çfarë kushtesh punon policia. Me rinovimin dhe rikonstruksionin e objekteve, punonjësve të policisë u siguruam kushte dinjitoze të punës dhe në këtë mënyrë i motivuam edhe më shumë që të ofrojnë shërbime cilësore dhe në kohë për qytetarët.

Me këtë, udhëheqësia e MPB-së tregoi se mund të realizojë në mënyrë efektive investimet kapitale që janë të përfshira në planin e MPB-së çdo vit.

Me të njëjtin ritëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen, tashmë kanë filluar përgatitjet për rikonstruksionin e Qendrës për trajnime në Idrizovë, ndërsa vazhdon rikonstruksioni i plotë i Shërbimeve Administrative në objektin e Radio Televizionit Nacional.

Puna e policisë kërkon trajtim dhe vëmendje të veçantë. Përshtypja që qytetarët kanë për sigurinë, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut krijohet përmes punës së policisë. Është një barrë shumë e rëndë për çdo punonjës policie. Prandaj, si Qeveri, është detyra jonë të investojmë në reformën e vazhdueshme sistematike të policisë.

Propozim-buxheti i MPB-së për vitin 2023 është për vazhdimin e proceseve dhe reformave për policinë bashkëkohore, sepse sistemi i sigurisë është një nga faktorët më vendimtar të shtetit, si anëtar i ardhshëm i BE-së dhe si anëtar i NATO-s”.