Kryeministri Kovaçevski me ftesë për takim të liderëve deri te partitë politike parlamentare

Ju njoftojmë që Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, do të dërgojë ftesë deri te partitë politike parlamentare për takim të liderëve, që do të ndodh më 07.11.2022 (e hënë), në orën 12:00 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Takimi i thirrur nga Kryetari i Qeverisë, Kovaçevski, organizohet me qëllim të hapjes së diskutimit për të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe për vendimet që në periudhën e ardhshme duhet të merren në Kuvend me një konsensus politik dhe social.

Ju njoftojmë se ftesa kryetarëve të partive politike parlamentare do t'u dërgohet sot, 02.11.2022, (e mërkurë).