Kryeministri Kovaçevski nikoqir i Fon der Lajen: Mbështetje e fuqishme për integrimin e përshpejtuar dhe anëtarësimin e plotfuqishëm të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ishte nikoqir i delegacionit të udhëhequr nga Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Kryeministri Kovaçevski e priti Kryetaren Fon der Lajen para Qeverisë, ku mbajtën takim tet-a-tet, ku biseduan rreth bisedimeve të filluara për anëtarësim të plotfuqishëm të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, si dhe skriningun dhe punën e patjetërsueshme që e pret Maqedoninë e Veriut gjatë periudhës së ardhshme. Në mënyrë plotësuese u bisedua për ballafaqimin me krizën energjetike, si dhe për mbështetjen që Bashkimi Evropian e mundëson për masa të përbashkëta për ballafaqimin  me pasojat nga kriza.