Kovaçevski – Kelin: Mbështetje nga Konfederata zvicerane për avancimin e Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u takua me Irene Kelin, kryetare e Këshillit nacional të Parlamentit federal të Konfederatës zvicerane.

Në takim së bashku është konstatuar se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Konfederata zvicerane janë vende mike, të cilat bashkëpunojnë përmes marrëdhënieve të ngushta bilaterale në tri dekadat nga themelimi i tyre, të cilat do të shënohen vitin e ardhshëm.

Kryeministri Kovaçevski u falënderua për miqësinë e madhe me Konfederatën zvicerane dhe për faktin se shteti është donatori më i madh bilateral në vendin tonë, përmes projekteve me rëndësi për demokracinë dhe jetën e përditshme të qytetarëve.

Në takim është përshëndetur përcaktimi i shtetit tonë për zhvillim demokratik dhe u shprehën urimet për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, si synim strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu u vlerësua se kontributi i të gjitha subjekteve politike në Kuvend dhe në vend është i rëndësishëm për përparimin e mëtejshëm të vendit.

“Sjellim vendime për të ardhme të mirë të qytetarëve dhe shtetit, me mbrojtje të plotë të përcaktimeve identitare dhe të interesave shtetërore. Praktikojmë vlerat evropiane si në vend ashtu edhe në kuadrin rajonal dhe ndërkombëtar. Ne e kemi vendosur veten plotësisht në përputhje me politikat e BE-së në lidhje me situatën në Ukrainë, pasi ky vend ka qëndruar gjithmonë në anën e duhur të historisë. Tani jemi të përkushtuar për zgjidhjen e sfidave të sigurisë së energjisë dhe ushqimit me të cilat përballet e gjithë bota demokratike. Dhe miqësitë që i kemi, sikurse me Konfederatën Zvicerane, kanë rëndësi të madhe në vendosmërinë tonë për zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Në takim u bisedua për çështje aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, si dhe në kontekst të ngjarjeve në botë.

Është konfirmuar edhe rëndësia e bashkëpunimit në fushën e qeverisjes së mirë, qeverisjes të së drejtës, mjedisit, që jep rezultate dhe u vlerësua se mund të përmirësohet edhe në fusha të tjera të rëndësishme. Theksohet shqetësimi i Konfederatës zvicerane për diasporën tonë, si urë në bashkëpunimin e mirë midis dy shteteve.