Ambasadori evropian Gir ia dorëzoi Kryeministrit Kovaçevski Raportin e Komisionit Evropian

Në takim në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ambasadori i Bashkimit Evropian, Dejvid Gir, ia dorëzoi Kryeministrit Dimitar Kovaçevski, Raportin e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022. Në takim, ku u diskutua për Raportin dhe pritshmëritë për ecurinë e procesit të integrimit evropian të vendit dhe gatishmërinë e tij, ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Në takim,Kryeministri Kovaçevski e falënderoi Bashkimin Evropian për progresin e njohur të vendit në disa fusha dhe tregoi se do të pasohet një analizë e hollësishme e Raportit, e cila do t’i përcaktojë fushat, në të cilat do të duhet të punohet më intensivisht.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet fuqishëm e përkushtuar në zbatimin e proceseve reformuese dhe harmonizimin e plotë të legjislacionit vendor me legjislacionin evropian.

Kovaçevski theksoi se qëllimi strategjik i Qeverisë është që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian. Këtë proces, theksoi Kovaçevski, tashmë e kemi filluar këtë verë dhe presim që të finalizohet deri në vitin 2030.