Kovaçevski - Plenkoviq: Mbështetja e fortë e Kroacisë për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka zhvilluar në Pragë takim bilateral me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq në kuadër të takimit të parë të Komunitetit Politik Evropian.

Në takim të dy kryeministrat diskutuan për sfidat rreth krizës energjetike botërore, të shkaktuar nga agresioni ushtarak kundër Ukrainës, rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, si dhe rëndësinë e fillimit të negociatave për anëtarësim.

Plenkoviq theksoi se Kroacia është e gatshme të vazhdojë të ndihmojë Maqedoninë e Veriut në reforma dhe në përmbushjen e kushteve të nevojshme për anëtarësim në BE.

Kryeministri Kovaçevski theksoi kënaqësinë e tij për marrëdhëniet e mira ekonomike ndërmjet Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe theksoi se në Kroacinë mike kemi një partner të sinqertë, përkrahës tradicional të aspiratave tona për integrim në familjen evropiane.

Të dy ranë dakord se vetëm së bashku dhe me intensifikimin e bashkëpunimit rajonal mund ta kapërcejmë krizën energjetike botërore.