Kovaçevski - Micotakis: Projektet e përbashkëta strategjike janë të një rëndësie të madhe për pavarësinë afatgjatë energjetike

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka zhvilluar në Pragë një takim dypalësh me homologun e tij grek, Kyriakos Micotakis.

Ky është takimi i dytë që zhvillohet pas vetëm pak javësh, kur kryeministri Kovacevski dhe delegacioni qeveritar ndodheshin në Athinë për takime me qeverinë greke të kryesuar nga kryeministri Micotakis, ku ndër të tjera, furnizim i pandërprerë me qymyr ku u bën dakord për të ardhur nga minierat në Greqi.

Gjatë bisedës, dy kryeministrat theksuan edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit në sektorin e energjisë, për të cilin ranë dakord se ka potencial të madh, nëse merren parasysh projektet e përbashkëta për ndërtimin e terminalit të gazit të lëngshëm në Aleksandropoli, si dhe Lidhja e gazit mes dy vendeve.

Projektet e përbashkëta energjetike janë të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut si burime të reja të furnizimit me gaz si energji më ekologjike dhe më e lirë, si dhe nga mundësia për t'u bërë qendër rajonale për tranzit dhe shpërndarje të mëtejshme të gazit në vendet e rajonit.