Kryeministri Kovaçevski u prit zyrtarisht nga kryeministri Çek Fiala në Pragë

Me pritje zyrtare të shefave të shteteve, nga ana e Kryeministrit Çek Petr Fiala, filoi takimi i parë i Komunitetit Politik Evropian në Pragë. Kryeministri Fiala e priti kryeministrin Kovaçevski, i cili kryeson delegacionin qeveritar, në përbërje të të cilit janë ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, si dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Ljupço Nikolovski.

Programi i ngjarjes përmban debate plenare dhe diskutime në tryeza të rrumbullakëta në lidhje me çështjet aktuale të krizës energjetike dhe ekonomike, energjinë dhe furnizimin me energjensa, si dhe diskutime në lidhje me sfidat klimatike, por edhe paqen dhe sigurinë në kontekstin e agresionit ushtarak rus kundër Ukrainë.

Kryeministri Kovaçevski do të marrë pjesë në seancë plenare së bashku me ministrat Osmani dhe Nikollovski, e më pas me liderët e vendeve evropiane në tryezën e rrumbullakët kushtuar energjetikës dhe ekonomisë. Gjithashtu, janë planifikuar edhe disa takime dypalëshe.