Kovaçevski në KB: Investojmë në arsim cilësor dhe të qasshëm për çdo fëmijë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mori pjesë dhe mbajti fjalim në Samitin e transformimit të arsimit në korniza të Asamblesë së Përgjithshme të 77-të të OKB-së në Nju Jork.  Në debatin e Samitit të cilin e hapi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guteresh dhe morën pjesë mbi 90 shefa të shteteve dhe kryeministra, u debatuar për qëllimet nacionale të vendeve për avancim në arsim.

Në vazhdim fjalimi i plotë i Kryeministrit Kovaçevski.

“Sa herë që flas për rëndësinë e arsimit, më kujtohet konstatimi se “Arsimi është ai që mbetet, pasi harrohet ajo që kemi mësuar në shkollë”.

Unë do të thosha se sot kjo është shumë e rëndësishme, veçanërisht pasi që Sekretari i Përgjithshëm Guteresh theksoi vazhdimisht se rezultati i një edukimi të mirë në shekullin 21 do të thotë: të mësosh për të mësuar, të mësosh për të jetuar së bashku, të mësosh të bësh, të mësosh të jesh. Unë pajtohem me këtë dhe mbështes rezultate të tilla në arsim.

Unë besoj vërtet se arsim nuk janë vetëm mësimet që jepen në shkollë, por në fakt janë vlerat që i mësohen një nxënësi apo studenti të ri. Unë do të jem i pari që do ta njoh faktorin dhe do të pajtohem se në vendin tim, Maqedoninë e Veriut, kemi ende një rrugë të gjatë për të shkuar deri në nivelin e cilësisë së arsimit me të cilin do të isha i kënaqur. Është e vërtetë që transformimi i vendit tim në një shtet zyrtar anëtar të BE-së qëndron së pari në aftësinë tonë për të parë mirë veten, për të parë mangësitë tona dhe për të kuptuar se e ardhmja jonë varet nga ne, nga ajo që bëjmë, nga ajo që mund ta arrijmë me dy duart tona. Prandaj, ne jemi të përkushtuar që të krijojmë kushtet dhe mjedisin që do t'u mundësojë nxënësve dhe studentëve tanë të përparojnë dhe të arrijnë potencialin e tyre.

Mësimi për të mësuar në të vërtetë do të thotë të mësosh shkrim dhe lexim, por edhe të zhvillosh të menduarit kritik dhe aftësitë për analizë, kërkime, vendimmarrje, dhe në këtë mënyrë zhvillimi i potencialit të mjekëve, shkencëtarëve, ndërtuesve, udhëheqësve tanë të ardhshëm, mbi të cilët do të mbështetet e ardhmja jonë.

Vetëm njerëzit që kanë aftësinë dhe kapacitetin për të menduar në mënyrë kritike, mund të jenë mjaft të guximshëm për të mbrojtur ligjin dhe drejtësinë dhe për të fituar betejat e tyre duke përdorur argumente, jo dhunë.

Këtu do të doja të fokusohem në përpjekjet e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë drejtim.

  • Sollëm një program mësimor krejtësisht të ri për klasën e parë dhe të katërt të arsimit fillor, me të cilin ndryshohet qasja e mësimdhënies. Ky program bazohet në nxitjen e të menduarit kritik, i cili në vetvete është një synim kryesor për tërë procesin arsimor.
  • Duke ndjekur detyrimin për të ofruar një arsim të barabartë, ne promovojmë gjithëpërfshirjen, ndërkohë që motivojmë studentët të mësojnë të jetojnë së bashku. Duke qenë se jemi model i suksesshëm për një shoqëri multietnike, ne jemi të përkushtuar për arritjen e integrimit social në aspektin etnik, kulturor dhe social. Asistentët arsimorë janë të punësuar për të ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë në klasë për nxënësit me nevoja të veçanta në shkollat ​​e rregullta fillore. Siguruam tekste shkollore në formë elektronike dhe me audio, si dhe në alfabetin Braj.
  • Jemi të përkushtuar në tejkalimin e pabarazive që rrjedhin nga pabarazitë e të ardhurave; kemi futur ushqime të subvencionuara për çdo student. Është pjesë e përpjekjeve tona për të siguruar qasje të barabartë në ushqim për të rinjtë në universitete. Përveç kësaj, bursa jepen çdo vit për studentët e shkollave të mesme, si dhe studentët e universitetit për një sërë arsyesh, të tilla si të ardhurat ose arritjet akademike.
  • Ne jemi të përkushtuar për të kapërcyer pabarazitë që rrjedhin nga pabarazitë e të ardhurave; kemi futur ushqime të subvencionuara për çdo nxënës. Është pjesë e përpjekjeve tona për të siguruar qasje të barabartë në ushqim për të rinjtë në universitete. Përveç kësaj, bursa jepen çdo vit për nxënësit e shkollave të mesme, si dhe studentët e universitetit për një sërë arsyesh, të tilla si të ardhurat ose arritjet akademike.
  • Jemi duke punuar në promovimin e arsimit të mesëm profesional në mënyrë që studentët të cilët nuk synojnë të vazhdojnë arsimin universitar të fitojnë kualifikimet e nevojshme. Është kontributi ynë për qëllimin e të mësuarit për të bërë. Të udhëhequr nga parimi i të mësuarit gjatë gjithë jetës, duke krijuar programe të ndryshme kemi lehtësuar rikualifikimin dhe plotësimin e kualifikimeve, gjë që ndihmon në përvetësimin e shpejtë të aftësive dhe njohurive në profesionet që kërkohen në tregun tonë të punës.
  • Duke mësuar nga leksionet e nxjerra gjatë ballafaqimit me pandeminë, ne i kemi fokusuar përpjekjet tona në sigurimin e pajisjeve të nevojshme për TI, tabelave interaktive shkollore, mjeteve ndihmëse, si dhe pajisjeve për kabinete për lëndë të veçanta, të gjitha për të ofruar mësim digjital. Ne jemi të gatshëm të investojmë vazhdimisht në forcimin e kompetencave digjitale të mësuesve dhe përmirësimin e infrastrukturës digjitale në shkolla.
  • Duke qenë se inovacioni shkencor është bërë parakushti kryesor për progres, vitin e kaluar kemi prezantuar për herë të parë bursat për ciklin e tretë të studimeve në fushat shkencore të shkencave natyrore, matematikës dhe shkencave teknike-teknologjike. Të mësuarit kërkon zhvillimin e inovacionit dhe potencialit krijues, veçanërisht për të rinjtë. Prandaj, ne jemi duke investuar seriozisht në atë fushë.
  • Dëshiroj të nënvizoj zhvillimin dhe zbatimin e projektit të bashkëpunimit ndërmjet universiteteve në Maqedoninë e Veriut dhe universiteteve nga vendet e tjera të Ballkanit, si dhe universiteteve në Itali dhe Greqi. Ky projekt zbatohet në kuadër të Partneritetit Strategjik Erasmus për studime pasuniversitare dhe titullohet “Gjeo-filozofia në Ballkan”. Ky është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm duke pasur parasysh se është i pari bashkëpunim i tillë rajonal në arsim.

Politikat që ne zbatojmë janë në përputhje me angazhimet globale për të zhvilluar një sistem arsimor që ndihmon në ndërtimin e një shoqërie që mund të përballet në mënyrë efektive me sfidat e reja. Pasojat e pandemisë dhe luftës në Ukrainë na dëshmuan se është e nevojshme për të gjithë ne. Jam i bindur se shkenca dhe inovacioni çojnë në ndryshime të qëndrueshme që do të përmirësojnë jetën e të gjithë qytetarëve tanë.

Do të dëshiroja t'ju siguroj se Republika e Maqedonisë së Veriut solidarizohet me botën demokratike dhe i përkrah dhe bashkon përpjekjet për të ndërtuar një sistem të qëndrueshëm arsimor të bazuar në standarde të cilësisë së lartë dhe të aksesueshëm për të gjithë.

Në vendin tim prej dekadash janë zbatuar modele të ndryshme arsimore dhe janë bërë shumë ndryshime. Megjithatë, në përputhje me diskutimin e deritanishëm të këtij debati, besoj se me zbatimin e fokusuar të Strategjisë nacionale për zhvillimi 2022-2024 dhe Strategjisë aktuale të arsimit 2018-2025 ne po e vendosim sistemin tonë arsimor në rrugën e duhur drejt zhvillimit.

Duke pasur parasysh se të gjitha këto përpjekje janë angazhimi ynë afatgjatë, në këtë pikë besoj se është më e rëndësishme t'ju vë në dukje një sfidë të madhe që po përballemi të gjithë ne këtë dimër dhe që është shumë e rëndësishme. Kriza energjetike me të cilën përballet Maqedonia e Veriut, Evropa dhe bota paraqet një kërcënim serioz për procesin arsimor. Për të arritur qëllimet afatgjata, së pari duhet të sigurojmë që të kemi burime të mjaftueshme për të siguruar kushte bazë jetese dhe pune, si klasa të ngrohta dhe të ndriçuara mirë dhe shtëpi të ngrohta, në mënyrë që nxënësit tanë të kenë një arsim cilësor të qetë këtë dimër. Ky është prioriteti numër një sot, nesër dhe në muajt e gjatë të dimrit.

Përgjigja për këto sfida mund të gjendet vetëm në bashkëpunimin e ndërsjellë ndërkombëtar dhe ndër-rajonal. Por mbi të gjitha, ajo mund të gjendet në solidaritet. Nëse duam që nxënësit tanë të rriten me një arsimim të mirë, fillimisht duhet t'u tregojmë se si ne të rriturit mund t'i zgjidhim problemet së bashku. Përndryshe, asnjë model arsimor apo strategji zhvillimi nuk do të bëjë ndonjë ndryshim apo do të thotë asgjë për ta.

Njohuria është çelësi për të tejkaluar sfidat që sjell kjo kohë. Ndërsa sfidat, siç e shohim, janë të mëdha.

Duke bërë përpjekje të përbashkëta, siç po bëjmë këtu, në këtë samit dhe duke punuar së bashku, do të mund të gjejmë zgjidhje për gjithçka që kemi para dhe të arrijmë përparim”, tha Kovaçevski.