Kryeministri Kovaçevski do të mbajë fjalim në festën qendrore me rastin e Ditës së Pavarësisë - 8 Shtatori

Dita e Pavarësisë - 8 shtatori, kur 31 vjet më parë qytetarët votuan në mënyrë demokratike në referendum për shtet të pavarur dhe sovran, sot, nën moton: “Të bashkuar në liri”, nderohet siç duhet me manifestime dhe manifestime të shumta kulturore.

Festimi qendror ceremonial, në të cilin do të mbaj fjalim Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, do të mbahet në pllajën pranë parkut "Ibni Pajko", me fillim nga ora 19:30.

Programi ceremonial dhe fjalimi i Kryeministrit Kovaçevski do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin Nacional, si dhe në kanalet e rrjeteve sociale të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në linqet  e mëposhtme:

Link deri te video në gjuhën maqedonase

 

Link deri tevideo në gjuhën shqipe

Në kuadër të programit festiv janë paraparë këngë nga vokalistë të ndryshëm, një koncert i grupit “Nokaut”, si dhe një spektakël atraktiv me dixhej.

Dita e sotme festohet në të gjithë territorin e vendit. Një delegacion qeveritar, i kryesuar nga Kryeministri Kovaçevski, mëngjesin e sotëm ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule në vendprehjet e përjetshme të ish-presidentëve të vendit, Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski, alejën e të madhërishmëve te varrezat e qytetit “Butel” në Shkupi.

Kryeministri Kovaçevski mori pjesë edhe në ceremoninë e ndarjes tradicionale të dekoratave nga Presidenti i  shtetit Stevo Pendarovski në vilën “Vodno”.

 Në parkun e qytetit të Shkupit, afër "Guacës", fëmijë dhe të rritur shijuan shfaqjen "Ariu i pangopur " në interpretimin e aktorëve të Teatrit për fëmijë dhe të rinj, si dhe prezantimin e ushtrimeve demonstruese taktike të njësive të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Krahas programit të pasur muzikor dhe argëtues, sot deri në orën 20:00 dyert e disa institucioneve kulturore, muzeve dhe galerive janë të hapura për të gjithë vizitorët e interesuar.

Të dashur qytetarë,  gëzuar  ditën e madhe, Ditën e Pavarësisë - 8 Shtatorin, ta festojmë me krenari,të bashkuar dhe me dinjitet!