Institucionet kulturore me hyrje të hapur dhe ekspozita për nder të Ditës së Pavarësisë - 8 Shtator

Festa e madhe shtetërore, Dita e Pavarësisë - 8 Shtatori, festohet me një sërë manifestimesh të rastit, duke përfshirë ekspozita dhe dyer të hapura të institucioneve kulturore, muzeumeve dhe galerive në mbarë Republikën.

Sot nga ora 11:00 deri në 20:00 qytetarët mund të vizitojnë falas në Shkup:  Muzeun Arkeologjik, Muzeun e Shkencave Natyrore, Muzeun e Luftës  Maqedonase për Pavarësi, Muzeun e Maqedonisë së Veriut, Muzeun e Artit Bashkëkohor, si dhe Galerinë Nacionale të Maqedonisë.

Në Veles qytetarët mund të vizitojnë lokalitetin arkeologjik “Stobi”, në Ohër, NU “Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Shtëpia Muzeu e Robevcit”.

Në Tetovë u hapën IN “Muzeu i Rajonit të Tetovës” dhe IN “Galeria e Arteve”,  në Strumicë “Muzeu dhe Instituti i Strumicës”, në Manastir lokaliteti arkeologjik “Heraklea”,  IN “Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeut”, si dhe  IN “Muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe.

Qytetarët mund të vizitojnë edhe IN “Instituti për mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe muzeut” në Prilep.  Muzeu Historik në Krushevë, Institucioni Nacional  - Muzeu në Gjevgjeli, në Shtip  "Instituti për Mbrojtjen e Kulturës dhe Muzeut", më tej në Kërçovë, "Muzeu i Maqedonisë