Kryeministri Kovaçevski në ceremoninë e dhënies së dekoratave me rastin e 8 Shtatorit në vilën Vodno

Me rastin e kremtimit të Ditës së Pavarësisë - 8 Shtatori, delegacioni qeveritar i kryesuar nga Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së dekoratave  "8 Shtatori" në vilën "Vodno".

Për  nderë të Ditës së pavarësisë Presidenti Stevo Pendarovski në mënyrë tradicionale e jep këtë dekoratë të lartë shtetërore.

Me dekoratën “8 Shtatori”, këtë vitë janë nderuar sportistë e shquar paraolimpianë Olivera Nakovska- Bikova dhe Branimir Jovanovski si dhe olimpistët Shaban Tërstena dhe Dejan Georgievski, për kontributin e veçantë për shtetin.

Kremtimi i Ditës së Pavarësisë 8 Shtatori vazhdon me “ Ditën e hapur për qytetarët”  në “Guaca”, në Parkun e Qytetit, ndërsa manifestimi kryesorë do të mbahet te parku “Ibni Pajko” nga ora 19:30.