Kovaçevski: Komunikimet strategjike të NATO-s janë arma më e fortë kundër dezinformimit dhe veprimeve hibride

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot mbajti fjalim në konferencën e NATO-s për komunikusit. Në vazhdim ju përcjellim fjalimin e plotë:

Fillimisht, më lejoni t'ju falënderoj për ftesën për fjalimin sotëm. Për mua, pamja e këtij rrjeti mbi 300 komunikatorësh të NATO-s është një çelës i dukshëm për suksesin e komunikimit strategjik të Aleancës.

Për ne, si anëtari më i ri i NATO-s, ngjarje të tilla kanë një rëndësie të jashtëzakonshme, sepse ato determinojnë organizimin  e brendshëm të mëtejshëm në fushën e komunikimeve strategjike.

Si anëtar i NATO-s,  kontribojmë me përkushtim në sigurinë kolektive. Ajo është e dukshme gjatë vitit të kaluar përmes të gjitha aktiviteteve të ndërmarra, pa dallim qoftë ndihma dhe mbështetja për Ukrainën, stërvitjet ushtarake përgjigje e shpejtë 22 apo shkëlqimi 22.

Por aktivitetet ushtarake dhe politike janë të lidhura ngushtë me komunikimin ndërmjet vete, dhe me aftësitë të njejtat ti afrojmë sa ma afër dhe më sakt tek qytetarët. Nga komunikimi dhe transparencën jonë varët si do ta kuptojnë qytetarët se në çfarë mënyrash po punojmë çdo ditë për të ruajtur sigurinë e tyre.

Edhe pse në qarqet e sigurisë ndonjëherë mbizotëron mendimi se kur  në  opinion nuk diskutohet për sigurinë, nuk do të thotë se siguria nuk e bën punën e saj, unë personalisht nuk dakordohem me atë tezë. Mendoj se në epokën e dezinformatave dhe sulmeve hibride, pikërisht komunikimet strategjike e kanë rolin më të rëndësishëm në luftën dhe shpërndarjen e informacionit të saktë dhe të verifikuar deri te qytetarët, në krahasim me dezinformacionet që kanë për qëllim të krijojnë trazira dhe frikë.

Invazioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës, dhe rritja masive e dezinformatave për të njejtën, na kanë treguar se komunikimet mund të kenë një ndikim serioz për përçarje ku për një ndikim të tillë duhet luftuar. Është e vërtetë që Ukraina në këtë moment po ballafaqohet me sukses informacioneve luftarake, sepse nga gjithë ne kanë mbështetje, dhe po për këtë arsyje informacioni luftarak na tregon së sa është i rëndësishëm  roli i komunikimeve në stabilitetin e një vendi dhe rajoni.

Komunikimi dhe sfera e informacionit nuk kanë qenë kurrë më të rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin se sa sot. Kriza e sigurisë me të cilën përballet Evropa dhe bota, si dhe në sferën e informacionit përmes sigurisë kibernetike dhe sulmeve hibride, tregon se të gjithë ne, qoftë anëtar i NATO-s apo si vend evropiane, aq më tepër, si vend i Ballkanit, do të duhet të vazhdojmë intenzivisht fokusin në këtë fushë.

Më lejoni, si përfaqësues i parë i Qeverisë, të theksoj se lufta kundër dezinformatave është prioritet mbi të cilin punojmë dhe mes sektoreve në Qeveri, por edhe në partneritet me mediumet dhe OJQ-ve. Vetëm qasja e bashkuar e shoqerisë mund të jetë përgjigja, pasi problemi i veprimeve hibride është kompleks dhe ndikon shoqërinë në tërësi.

Komunikusit Qeveritar dhe ministrorë kanë krijuar një sistem të transparence në të cilin informacionet e sakta dhe të verifikuar janë lehtëtë dhe të qasshshme dhe në të cilat janë burim në luftën kundër dezinformatave në baza ditore. Standardi i vendosur dhe reputacioni i hapjes dhe transparencës e bën keqinformimin të përgënjeshtrohet lehtë, ndërsa përhapsit e tyre të diskredituar. Një proaktivitet i tillë ndihmon në reduktimin e përhapjes së dezinformatave.

Përgjegjësia është e madhe për të gjithë ju, por jam i bindur se të gjithë ju jeni në krye të detyrës dhe se me sukses po i përgjigjeni të gjitha sfidave.

Të nderuar,

Në fund do të përfundoj me të njëjtin mendim të ngjashëm me të cilin e nisa. Si anëtar i NATO-s, po udhëhiqemi nga koncepti i ri strategjik dhe punojmë për një përfaqësim të rëndësishëm për punën e bërë brenda Aleancës, e cila flet me të njëjtin zë. Për  të gjithë ne 30 anëtarë. Të gjithë ne  që jemi mbi 300 në këtë hapsirë. Ky është uniteti dhe forca e Aleancës.

Ju uroj sukses  dhe punë të frytshëm dhe shpresoj që nga kjo konferencë të dalin ide dhe rezultate të shkëlqyera që do ta dëgjojmë së shpejti.

Faleminderit dhe ju uroj një mirëseardhje të ngrohtë në Maqedoninë e Veriut.