Festë qendrore në Shkup me rastin e Ditës së Pavarësisë - 8 Shtatori

Me rastin e festës së madhe shtetërore, Ditës së Pavarësisë - 8 Shtatorit, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski do të mbajë fjalim  në  festimin qendror solemn, që nën moton:  "Të bashkuar në liri" do të mbahet të enjten më  8 shtator në orën 19:30 në parkun "Ibni Pajko".

Linqet për të ndjekur drejtpërdrejt fjalimin e Kryeministrit Kovaçevski:

Gjuha maqedonase: https://youtu.be/61v1UQVTgGI

Gjuha shqipe: https://youtu.be/29aWoMZClJs

Në kuadër të festës janë paraparë performanca dhe këngë solo muzikore nga këngëtarë dhe grupe të njohura, si dhe një spektakël atraktiv nga një dixhej, që do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio-Televizionin Nacional, si dhe në kanalet e  rrjeteve sociale të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për festën për qytetarët është organizuar  një program i pasur muzikor, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues të korit diplomatik, biznesmenë, përfaqësues të organizatave  civile dhe bashkëpunëtorë. Nën moton “Të bashkuar në liri”, festojmë 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë.

Të dashur qytetarë, urime Ditën e Pavarësisë.