Kryeministri Kovaçevski në takim me presidentin bullgar Radev biseduan për ballafaqimin me krizën energjetike

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, pasdite në Sofje pati takim pune me Presidentin e Republikës së Bullgarisë Rumen Radev. Në takimin ku morën pjesë ministrat e Punëve të Jashtme dhe Ekonomisë Bujar Osmani dhe Kreshnik Bekteshi, si dhe drejtori i ESM Vasko Kovaçevski dhe kryetari i Odës Ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut Branko Azeski, u diskutua për tejkalimin e përbashkët të sfidave me  krizën energjetike dhe thellimin e bashkëpunimit të dy vendeve.

Kryeministri Kovaçevski theksoi në takim se delegacioni qeveritar ka mbërritur në Republikën e Bullgarisë për të gjetur zgjidhje për t'u përballur me rritjen enorme të çmimit të energjisë elektrike, për të ndihmuar ekonominë që është në tregun e lirë, për t'i bërë ballë rritjes sw çmimit të energjisë elektrike në bursat botërore.

Përballja me pasojat e krizës botërore energjetike është prioritet. Nga ana bullgare u theksua se në ditë të vështira duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin, sepse bëhet fjalë për përballimin e pasojave të krizës më të madhe globale që kujtojmë në historinë e re.