Takimi Grkovska-Koja: Misioni i OSBE-së do të vazhdojë të bashkëpunojë me institucionet në zbatimin e proceseve reformuese

Zëvendëskryetare e Qeverisë e ngarkuar për Politikat e Qeverisjes së Mirë Sllavica Grkovska sot ka takuar shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Klemens Koja, i cilit po i përfundon mandati i punës në vendin tone.

Në takim, zëvendëskryetarja Grkovska e falënderoi ambasadorin Koja për mbështetjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer të misionit të OSBE-së në Shkup, veçanërisht në aspektin e përvojave dhe ekspertizës ku ne si shtet përfitojmë nga Organizata në krijimin e politikave kundër korrupsionit, integritetit dhe qeverisje e mirë. U shpreh bindje se e njejta do të vazhdojë të zhvillohet në vazhdimësi edhe me ambasadorin e sapoemëruar.

Grkovska dhe Koja diskutuan edhe për hapat dhe aktivitetet e ardhshme në kuadër të kryesimit tonë të Organizatës në vitin 2023.

Nga ana e Ambasadorit Klemens Koja u theksua se Misioni i OSBE-së në Shkup do të vazhdojë të bashkëpunojë me institucionet në realizimin e proceseve reformuese.